Kërkesë për “Shërbim Katering” në kuadër të projektit “Closing Manifesto”

Drejtuar: Subjekteve të cilët, kanë si objekt të veprimtarisë së tyre, objektin e prokurimit.

Afati i fundit për pyetje sqaruese është data 2.05.2023 ora 14:00
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 5.05.2023 ora 12:00
Afati i realizimit të shërbimit është data 16 maj; 17 maj; 7-8-9 qershor 2023.
Vendi ku do të kryhet shërbimi është: Tiranë (sipas ambienteve ku do të zhvillohen aktivitetet)

Në kuadër të organizimit të projektit “Closing Manifesto” kërkojmë të prokurojmë “Shërbim Katering” per aktivitetet te cilat do te zhvillohen ne kuader te ketij projekti me të dhënat dhe specifikimet e përcaktuara bashkëlidhur kësaj kërkese për ofertë.

Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë ku numëron një antarësi mbi 120 organizata rinore aktive në të gjithë vëndin. Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal. Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.

“Closing Manifesto” është finalizimi i projektit Artivist Stafetë, i cili do të zbatohet gjatë një periudhe 3 mujore (mars- qershor 2023) nga Kongresi Rinor Kombëtar në partneriteti me Nisma ARSIS dhe New Policy Group. Qëllimi i këtij projekti është organizimi i eventeve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në datat 16-17 maj, si dhe me aktivitete artistike ku do të shfaqen produktet e krijuara nga ciklet e mëparshme të këtij projekti si filma, podkaste dhe storrytelling ne datat 7-8-9 qershor 2023. Ky projekt mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet organizatave OMSA, Act for Society dhe MasterPeace.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën e tyre, së bashku me dokumentacionin si më poshtë:
• Kopje të ekstraktit të subjektit;
• Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime Bashkiake në Bashkinë e Tiranës;
• Oferta ekonomike e ndarë sipas zërave ne formularin e ftesës për ofertë bashkelidhur ne kerkese per oferte;
• Menute e ofertuara;
• Të dhënat e sakta të personit të kontaktit.

Mosparaqitja e dokumentave të kërkuar përbën kusht për skualifikim.

Ofertuesi merr përsipër sjelljen e të gjitha pajisjeve të nevojshme për shërbimin e kateringut për numrin e personave sipas kërkesës për ofertë, transportin, montimin, shërbimin përgjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit, çmontimin dhe largimin e pajisjeve.

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DHE OFERTËS:

Dorëzimi fizik i dokumentave në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjekti
aplikues, brenda të cilit ndodhen në zarf më vete dokumentat teknike dhe në zarf më vete oferta financiare. Dorëzimi i dokumentacionit të kerkuar duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Rruga “Dervish Hatixhe”, Pallati “Mozart”, Hyrja 1, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Në ofertën që ju do të paraqisni duhet të jenë përcaktuar saktë të dhënat e personit të kontaktit.

Ofertë fituese do të shpallet duke vlerësuar menune e plote dhe menune per pushim kafe dhe çmimin e ofertuar për person.

Lutemi të klikoni dokumentat bashkëlidhur për më shumë informacion mbi aplikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved