Udhërrëfyesi Kombëtar për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës

Pas një pune dy vjeçare, Kongresi Rinor Kombëtar si pjesë e iniciativës së Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor, lançon Udhërrëfyesin Kombëtar për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës, si një dokument i cili targeton në mënyrë direkte tranzicionin në vendin e punës.  

Ky dokument është hartuar nëpërmjet një metodologjie komplekse e cila ndërthur rishikimin e kuadrit institucional dhe ligjor mbi tranzicionin në vendin e punës në Shqipëri me mbledhjen dhe analizimin e të dhënave nga grupet e interesit në nivel lokal, duke nxitur jo vetëm dialogun midis institucioneve dhe partnerëve social por edhe koordinimin midis pushtetit qëndror dhe atij lokal.  

Ku dokument shërben si një bazë jo vetëm për institucionet përgjegjëse për edukimin dhe punësimin e të rinjve, por të gjithë aktorëve të tjerë të angazhuar në këto 2 sektorë që përbejnë edhe sfidat madhore të të rinjve në Shqipëri.  

Më poshtë mund të aksesoni këtë dokument në gjuhën shipe dhe angleze.   

Laboratori Rinor i Ballkanit Perëndimor implementohet nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) me suportin e Bashkimit Evropian (EU). Pjesë e grupit të ekspertëve për Shqipërinë janë: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Kongresi Rinor Kombëtar, Rrjeti Profesionistëve të Rinj dhe Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved