Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”

Kongresi Rinor Kombëtar si pjesë e Platformës Connecting Youth hap thirrjen për artikuj për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas kërkimit shkencor/hulumtimit dhe politikave rinore në nivel rajonal me fokus të veçantë tek Ballkani Perëndimor.

Tematikat:

Regional social network as an instrument to empower youths in the society.
Internships in the WB6: Are young people fairly paid?

Kriteret e aplikimit:

  • Të gjithë të rinjtë që kanë dëshire të japin kontributin e tyre duhet të jenë nga mosha 15-29 vjeç.
  • Gjuha e përdorur në të shkruar duhet të jetë gjuha angleze.
  • Artikujt/Blogjet nuk duhet të jenë më shumë se 1000 fjalë.
  • Çdo postim duhet të ketë të paktën një fotografi ose vepër arti (me të drejtat e autorit të cituara, ose faqet e internetit).
  • Artikujt duhet të jenë të bazuara në fakte të drejta dhe respektuese ndaj të gjithë anëtarëve të komunitetit conform punës, parimeve dhe angazhimit të CY.
  • Të gjitha punimet duhet të dërgohen në adresën: mariza.rama@krk-teyc2022.al
  • Bashkë me punimin ju lutem të dërgoni edhe disa fjali nga biografia juaj dhe lidhjet me profilet e mediave sociale që dëshironi të ndani.

Thirrja për dërgimin e punimeve do të qëndrojë e hapur si më poshtë:

  • Afati i dërgimeve për artikuj në kategorinë 1- Regional social network as an instrument to empower youths in the society nga data 5 Maj deri në datën 14 Maj 2023.
  • Afati i dërgimeve për artikuj në kategorinë 2- Internships in the WB6: Are young people fairly paid? nga data 5 Maj deri në një datë të dytë përgjatë muajit Tetor.

Për më shumë informacion mbi Platformën Connecting Youth mund të konsultoni faqen: https://connecting-youth.org

Në rast pyetjesh/paqartësish apo sugjerimesh për tematikat rinore të cilat do dëshironit të trajtonit, mund të drejtoheni në email tek koordinatorja kombëtare e Platformës Znj. Mariza Rama, në adresën mariza.rama@krk-teyc2022.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved