Workshop “Transformimi socio-ekologjik”

U zhvillua në datat 9-10 Prill workshopi mbi “Transformimin socio-ekologjik” në kuadër të iniciativës “Planet Lokale të Veprimit për Rininë mbi Qytete të Drejta, Politika dhe Punësim të Gjelbër” i cili implementohet nga Kongresit Rinor Kombëtar me Fondacionin Friedrich Ebert në Tiranë në kuadër të programit mbi Dialogun dhe Bashkëpunimin Institucional, një program tre vjeçar me qëllim ngritjen e kapaciteteve në nivel lokal në 12 Bashki.

Ky workshop u mbajt nën referimin e Prof. Dr. Manfred Miosga, profesor per zhvillimin urban dhe rajonal në universitetin e Bayreuth, Gjermani i cili foli për ndryshimet klimatike në nivel global, rolin që pushteti vendor ka në transformimin ekologjik të një vendi, transformimin energjitik, transformimin e mobilitetit, tranformimin e ngrohjes dhe politikat e qëndrueshme të banimit, tranformimin industrial dhe tranformimin agrar dhe menyrës së të ushyqyerit.

Moduli i trajnimit u bazua në “Manualin e Klimës”, një manual i hartuar nga 4 ekspertë gjermanë për ti ardhur në ndihmë pjesëmarrësve me qëllim konceptualizimin e transformimit socio-ekologjik, zgjerimin e njohurive mbi fushat që prek ky transformim dhe ndarjen e praktikave të mira midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Pjesë e këtij takimi ishin 12 koordinatorët lokale dhe 12 përfaqësuesit e Bashkive Tiranë, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Kukës, Dibër, Përmet, Lezhë, Roskovec, Ura Vajgurore, Kamëz dhe Korçë. Të ndarë në 4 grupe, pjesëmarrësit hartuan 4 miniprojekte që do të jënë pjesë ë kësaj iniciative të të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved