Thirrje për ekspert të jashtëm për “Koordinimin e eventeve” në kuadër të projektit “Closing Manifesto”

Vendi i punës: Tiranë

Shtrirja kohore e shërbimit: 15 Prill – 15 Qershor 2023
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 12 prill 2023, Ora 15:00

Adresa për dorëzimin e aplikimit: Kongresi Rinor Kombëtar me adresë: Rr. “Papa Kristo Negovani”, Kryqëzimi me rrugën “Dervish Hatixhe” Kati I, Tiranë, Shqipëri.

Projekti:
“Closing Manifesto” është finalizimi i projektit Artivist Stafetë, i cili do të zbatohet gjatë një periudhe 3 mujore (mars- qershor 2023) nga Kongresi Rinor Kombëtar në partneriteti me Nisma ARSIS dhe Neë Policy Group. Qëllimi i këtij projekti është organizimi i eventeve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në muajin maj, si dhe me aktivitete artistike ku do të shfaqen produktet e krijuara nga ciklet e mëparshme të këtij projekti si filma, podkaste dhe storrytelling. Ky projekt mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet organizatave OMSA, Act for Society dhe MasterPeace.

Qëllimi i ekspertizës është të ofrojë asistencë dhe suport stafit të KRK për zbatimin e eventeve në kuadër të projektit “Closing Manifesto” per 21 dite pune prej dates 15 prill deri 15 qershor 2023.

Metodologjia dhe Qasja Teknike: Eksperti do të punojë ngushtë me Menaxherin e Projektit. Një plan i detajuar i punës me kornizë kohore do të zhvillohet dhe do të miratohet me Menaxherin e Projektit. Çdo detyrë do të kalojë përmes një procesi të përbërë nga raunde konsultimesh sipas nevojës deri në miratimin përfundimtar. Çmimi i ofruar do të jetë për ditë pune, të cilat në total do të miratohen sipas kërkesave të KRK-TEYC 2022).
AKTIVITETET DHE DETYRAT

Aktivitetet e mëposhtme kërkohen sipas nevojave të stafit të KRK gjatë periudhës së kontraktimit të Ekspertit. Aktivitetet përfshijnë sa më poshtë:

– do të asistojë në përgatitjen e kalendarit të detajuar të aktiviteteve mbi zbatimin e projektit;
– do të organizojë shfaqjen e një filmi mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ, në kuadër të IDAHOT;
– do të sigurojë logjistikën për organizimin e aktiviteteve përgjegjëse;
– do të promovojë aktivitetet e projektit në mediat e saj sociale;
– do të përzgjedhë podkastet dhe filmat më të mirë të krijuar në ciklet e mëparshëm dhe do të organizojë shfaqjen e tyre;
– do të sigurojë pjesëmarrjen në aktivitetet përgjegjëse;
– komunikon me ekspertin e komunikimit sipas nevojës për elementët e komunikimit dhe vizibilitetit të eventeve që do të koordinojë;
– do të sigurojë informacion sipas aktiviteteve që do të zhvillojë për hartimin e raportit narrativ dhe financiar nga KRK, bazuar në kuadrin logjik dhe udhëzimeve të dhëna nga donatori.

Kualifikimet dhe aftësitë:
• Diplomë të arsimit të lartë;
• Të paktën 3 vjet përvojë pune në koordinimin e aktiviteteve dhe/ose projekteve në fushën sociale;
• Njohuri dhe aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës office;
• Aftësi për të punuar në grup;
• Aftësi shumë të mira në komunikim;
• Njohje të mirë të gjuhës angleze.

Dokumentacioni:
1. Oferta ekonomike sipas Aneksit nr. 1;
2. Jetëshkrim (CV);
3. Dëshmi penaliteti ose dokument vetëdeklarimi për statusin e dëshmisë së penalitetit;
4. Dokument identifikimi.

Për më shumë informacion mbi aplikimin dhe dorëzimin e tij ju lutemi klikoni dokumentat e thirrjes bashkëlidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved