Thirrje për Artikuj

A je një i/e ri/e i/e apasionuar pas politikave rinore, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian? Atëhëre kjo mundësi është për ty. Kongresi Rinor Kombëtar, si partneri kyç i platformës rajonale Connecting Youth, hap thirrjen për artikuj/blogje për të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të japin kontributin e tyre në sektorin rinor.

Prej 5 vitesh tashme, Connecting Youth ka intensifikuar punën në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke punuar ngushtimisht me organizatat ombrellë në cështjet e edukimit, pjesëmarrjes në vendimarrje dhe punësimit të të rinjve. Një ndër komponentët kryesor të punës së kësaj platforme fokusohet tek hulumtimi i bazuar në fakte/të dhëna të mbledhura në terren nga vetë të rinjtë për ti reflektuar me pas gjetjet dhe rekomandimet ne politika publike më cilesore dhe me impakt.

Per ti ofruar te rinjve hapesira te reja per tu shkrehur dhe advokuar per ceshjtet me interes per ta, partnerët e platformës Connecting Youth, kanë vendosur të krijojnë mundësi të reja për të rinjtë që janë të apasioniur pas shkrimit/komunikimit dhe hulumtimit duke i krijuar atyre nje dritare të dedikuar për shkrime dhe punime origjinale. Duke filluar nga muaji Korrik 2022, thirrja do të hapet çdo muaj.

Tematikat e Punimeve:

  • Të rinjtë që formojnë axhendat shtetërore apo axhendat shtetërore që formojnë rininë? -Si të sigurohet një politikëbërje efektive?
  • Bashkëpunimi rajonal: Çfarë mund të bëjnë të rinjtë?
  • Rinia si mbikëqyrës i investimeve strategjike në BP: Si të kontribuoni?
  • Përgjigjja ndaj sfidave të mijëvjeçarit: Aftësitë e shekullit të 21-të për të trajtuar papunësinë e të rinjve
  • Pasqyrimi i Sektorit Rinor në BP: Sfidat dhe Zhvillimet kryesore
  • A është e ardhmja dixhitale apo dixhitalja është e e ardhmja? -Rinia dhe Tranzicioni Dixhital
  • A ka ndonjë përparim në dialogun ndërmjet organizatave dhe institucioneve rinore?
  • Garancia Rinore: si mund të përfshihen te rinjte?
  • Lidhja e të rinjve me sektorët që kanë rëndësi: por cilët?
  • Pjesëmarrja e të rinjve në BP: Si mund të shfrytëzojmë hapësirën për pjesëmarrje domethënëse në politikëbërje?
  • Si duhet të duket e ardhmja e arsimit?
  • Zbërtheni ndjenjën e përkatësisë me territorin tuaj?
  • Marrëveshja e Gjelbër: një zë dhe rol për të rinjtë?
  • Zgjerimi i BE-së nga perspektiva e të rinjve
  • Si të shfrytëzohet dinamizmi i të rinjve në aspektin e pjesëmarrjes së tyre politike?

Kriteret e Aplikimit:

-Aplikantët nuk kanë kriter moshe. Të gjithë të rinjtë që kane dëshire të japin kontributin e tyre, mund të dërgojnë punimet e tyre.

-Gjuha e përdorur: E vetmja gjuhë për shkrimin e artikujve/blogjeve është gjuha angleze.

-Artikujt/Blogjet nuk duhet të jenë më shumë se 1000 fjalë. Secili punim duhet të shoqërohet më një foto/illustrim duke cituar të drejtat e autorit në mënyrë që të ketë përshtatjen grafike për në website.

-Të gjitha punimet duhet të dërgohen në adresën:enxhi.lipa@krk.al.

Thirrja për dërgimin e punimeve do të qëndrojë e hapur nga data 9 deri në datën 19 Korrik 2022.

Nuk do të ketë politikë strikte editoriale për sa kohë që artikujt janë të bazuar në fakte, të drejta dhe respektuese ndaj të gjithë anëtarëve të komunitetit. Ky seksion do të përafrohet me punën, parimet dhe angazhimin e CY.

Per me shume informacion mbi Platformen Connecting Youth mund te konsultoni faqjen: www.connecting-youth.org.

Në rast pyetjesh/paqartësish mund të drejtoheni në email tek Koordinatorja Kombëtare e Platformës Znj. Enxhi Lipa, në adresën Enxhi.lipa@krk.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved