Thirrje per Artikuj në kuadër të Platformës Connecting Youth

Tashmë rubrika jonë e blogut është kthyer në një traditë. Kongresi Rinor Kombëtar si pjesë e Platformës Connecting Youth hap thirrjen për artikuj për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas kërkimit shkencor/hulumtimit dhe politikave rinore në nivel rajonal me fokus të veçantë tek Ballkani Perëndimor.

Ke një ide se si mund të përmirësohet roli i të rinjve dhe organizatave rinore në rajon? Do të shkëmbesh opinione për sfidat kryesore që prekin të rinjtë? Prej kohësh po kërkon një dritare ku të shprehesh lirshëm opinion tënd? Atëherë kjo është mundësia perfekte për ty!

Tematikat e Punimeve:

  • Të rinjtë që formojnë axhendat shtetërore apo axhendat shtetërore që formojnë rininë? -Si të sigurohet një politikëbërje efektive?
  • Përgjigjja ndaj sfidave të mijëvjeçarit: Aftësitë e shekullit të 21-të për të trajtuar papunësinë e të rinjve
  • A është e ardhmja dixhitale apo dixhitalja është e e ardhmja? -Rinia dhe Tranzicioni Dixhital
  • A ka ndonjë përparim në dialogun ndërmjet organizatave dhe institucioneve rinore?
  • Garancia Rinore: si mund të përfshihen te rinjte?
  • Marrëveshja e Gjelbër: një zë dhe rol për të rinjtë?
  • Si të shfrytëzohet dinamizmi i të rinjve në aspektin e pjesëmarrjes së tyre politike?

Kriteret e Aplikimit:

-Aplikantët nuk kanë kriter moshe. Të gjithë të rinjtë që kane dëshire të japin kontributin e tyre, mund të dërgojnë punimet e tyre.

-Gjuha e përdorur: E vetmja gjuhë për shkrimin e artikujve/blogjeve është gjuha angleze.

-Artikujt/Blogjet nuk duhet të jenë më shumë se 1000 fjalë. Secili punim duhet të shoqërohet më një foto/illustrim duke cituar të drejtat e autorit në mënyrë që të ketë përshtatjen grafike për në ëebsite.

-Të gjitha punimet duhet të dërgohen në adresën: enxhi.lipa@krk.al.

Thirrja për dërgimin e punimeve do të qëndrojë e hapur nga data 21 deri në datën 29 Nëntor 2022.

Nuk do të ketë politikë strikte editoriale për sa kohë që artikujt janë të bazuar në fakte, të drejta dhe respektuese ndaj të gjithë anëtarëve të komunitetit. Ky seksion do të përafrohet me punën, parimet dhe angazhimin e CY.

Per me shume informacion mbi Platformen Connecting Youth mund te konsultoni faqjen: https://connecting-youth.org/blog.php

Në rast pyetjesh/paqartësish mund të drejtoheni në email tek koordinatorja kombëtare e Platformës Znj. Enxhi Lipa, në adresën Enxhi.lipa@krk.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved