“Closing Manifesto” është finalizimi i projektit Artivist Stafetë, i cili do të zbatohet gjatë një periudhe 3 mujore (mars- qershor 2023) nga Kongresi Rinor Kombëtar në partneriteti me Nisma ARSIS dhe Neë Policy Group. Qëllimi i këtij projekti është organizimi i eventeve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në muajin maj, si dhe me aktivitete artistike ku do të shfaqen produktet e krijuara nga ciklet e mëparshme të këtij projekti si filma, podkaste dhe storrytelling. Ky projekt mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet organizatave OMSA, Act for Society dhe MasterPeace.
Qëllimi i ekspertizës është të ofrojë asistencë dhe suport stafit të KRK për menaxhimin e mediave sociale te projektit per publikimin e aktivitetetve gjatë zbatimit të projektit “Closing Manifesto” i cili do te angazhohet prej dates 25 prill deri 10 qershor 2023.
Për më shumë informacion mbi thirrjen dhe aplikimin ju lutemi klikoni dokumentat bashkëlidhur.
Thirje per ekspert media sociale Aneksi 1-Oferta Ekspert Media Sociale