Pasqyrim i Garancisë Rinore në Shqipëri: Si mund të ndihmojnë organizatat rinore?
Në vijim të eventit kombëtar me titull “Investimi në aftësi dhe mundësi për të rinjtë: Garancia Rinore në Shqipëri” implementuar nga Kongresi Rinor Kombëtar si pjesë e platformës Connecting Youth kemi përfunduar dokumentin me rekomandimet e organizatave rinore/për të rinjtë lidhur me implmentimin e Garancisë Rinore në Shqipëri.
Ky dokument përmban një pasqyrim mbi ecurinë e Garancisë Rinore në Shqipëri duke përfishirë kuadrin institucional, një analizë mbi situatën e të rinjve të kategorisë NEET në Shqipëri si dhe rekomandime se si ky proces duhet të bashkërendohet me institucionet në nivel lokal dhe organizatat rinore/për të rinjte.
Me qëllim informimin dhe konsultimin me anëtarë të Asamblesë dhe jo vetëm, Kongresi Rinor Kombëtar si pjesë e grupit teknik të punës mbi Garancië Rinore në Shqipëri ka hartuar këtë dokument për të përmbledhur perceptimet dhe rekomandimet e aktorëve social mbi procesin e hartimit/implementimit të Garancisë Rinore por edhe për të përcuar zërin e organizatave rinore/për të rinjtë ne tryeza politikë-bërëse.
Për te lexuar dokumentin e plotë klinkoni më poshtë.