Një element thelbësor për të ardhmen e rajonit dhe Evropës. 

Pjesëmarrja e Konferencës së Nivelit të Lartë në Pragë me titull: Politika Rinore në Ballkanin Perëndimor – Një element thelbësor për të ardhmen e rajonit dhe Evropës.

Më 16 shtator u organizua në Pragë një Konferencë e Nivelit të Lartë të Shoqërisë Civile me titull: Politika Rinore në Ballkanin Perëndimor – Një element thelbësor për të ardhmen e rajonit dhe Evropës.

Përfaqësues të Kongrsit Rinor Kombëtar dhe platformës Connecting Youth, ju bashkuan diskutimeve mbi rëndësinë e Bashkëpunimit Rajonal mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e pamelit të diskutimit ishte Z.Filip Kulakov, përfaqësues i Këshillit Rinor të Maqedonisë së Veriut.

“Me krenari i prezantova sukseset dhe përpjekjet në bashkëpunimin rajonal, në emër të Këshillit Rinor Kombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe platformës Connecting Youth. Të rinjtë në rajonin tonë, herë pas here, i kanë bërë detyrat tona dhe kanë treguar se pjesëmarrja jonë në proceset e politikë-marrjes dhe vendimmarrjes sjell zhvillime dhe rezultate pozitive për vendet dhe rajonin tonë, por vështirë se na jepet një vend në tryezë kur zhvillohen diskutime të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE”, tha z. Kulakov.

Të rinjtë e BP6 besojnë se sa më shumë të bashkëpunojnë, aq më e sigurt është se brezi i tyre do të udhëheqë rrugën e rajonit drejt BE-së. Ndërsa presin edhe mbështetjen e BE-së me veprime konkrete nga ana tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved