Laboratori Rinor të Ballkanit Perëndimor

Vijon puna në kuadër të Laboratori Rinor të Ballkanit Perëndimor ku grupi i punës për Shqipërinë ka ndërmarrë një iniciativë për hartimin e “Udhërrëfyesit Kombëtar për Tranzicionin e të Rinjve në Vendin e Punës”. Puna disa mujore dhe dy fazat e para të kësaj inciative u përmbyllën në muajin Janar 2022 dhe konsistuan në një tur takimesh konsultuese në 7 qarqe të vendit (Durrës, Vlorë, Berat, Korҫë, Lezhë, Shkodër dhe Dibër), hartëzimin e aktorëve lokal dhe aktorëvë kombëtar që punojnë në fushën e edukimit dhe punësimit, zhvillimin dhe implementimin e dy pyetësorëve dedikuar të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile, zhvillimin e intervistave gjysëm të strukturuara me komunitetin e donatorëve, ngritjen e kapaciteteve të 20 anëtarëve të grupit të punës si dhe draftimin e “Udhërrëfyesit Kombëtar të Tranzicionit të të Rinjve në Vendin e Punës”.

Tashmë kemi hyrë në fazën e tretë të projektit, ku një sërë takimesh dhe trajnimesh do të zhvillohen me grupet e interesit në 7 qarqe të vendit. Në  datën 25 Shkurt, turi i trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të aktorëve lokal dhe draftimin e rekomandimeve nisi nga Berati. Nën moderimin e ekspertëve dhe përfaqësi të komitetit me përfaqësues të institucioneve, takimi i parë përfshiu 27 pjesëmarrës nga qarku Berat duke përfshirë zyrat e punës, organizatat lokale, përfaqësues të institucioneve arsimore, përfaqësues të pushetit lokal dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

Në pjesën e parë ata u njohën me konceptet dhe parimet kryesore lidhur me tranzicionin në vendin e punës, komponentët kryesorë që mundësojnë një sistem tranzcioni funskional si dhe praktikat e mira kryesisht nga vendet e BE. Pjesa e dytë e takimit ju dedikua diskutimeve të strukturuara si dhe punëve në grupe me qëllim identifikimin e komponentëve kryesorë në qarkun Berat dhe dhe draftimin e rekomandimeve të cilat do të reflektohen në draftin final të “Udhërrëfyesit Kombëtar të Tranzicionit të të Rinjve në Vendin e Punës”.

Takimi i rradhës do të zhvillohet në qytetin e Durrsit ku një sërë aktorësh lokal do të japin kontributin e tyre mbi ҫështjen e tranizionit të të rinjve në vendin e punës.

Kjo iniciativë implementohet nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) me suportin e Bashkimit Evropian (EU). Pjesë e grupit të ekspertëve për Shqipërinë janë: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Kongresi Rinor Kombëtar, Rrjeti Profesionistëve të Rinj dhe Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri.

Stay tuned…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved