Drejtoresha e Kongresit Rinor Kombëtar Dafina Peci, së bashku me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, ishte pjesë e vizitës të mbajtur në Zagreb të Kroacisë për të shkëmbyer praktikat dhe strategjitë më të mira për zbatimin e nismave ndërgjegjësuese lidhur me sigurinë në nivelin vendor dhe kombëtar.

“Kjo vizitë shkëmbimi nxjerr në pah nevojën e rritjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit midis organeve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile për zhvillimin e veprimtarive informuese për komunitetet tona dhe grupet rinore. Siguria është një tematikë që prek cdo individ të shoqërisë dhe të rinjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit publik për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të tyre,” thekson Dafina Peci.

Vizita studimore u organizua në kuadër të projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta” falë mbështetjes së Policisë së Kroacisë dhe Kryqit të Kuq të Zagrebit.

Të pranishëm në vizitë ishin edhe përfaqësues të OSBE-së. “Kjo është një platformë e jashtëzakonshme, e cila synon të bashkojë përfaqësuesit e Këshillave Vendorë, shoqërisë civile, Ministrisë dhe Policisë përgjatë realizimit të këtyre veprimtarive. Ne besojmë se kjo është arritja e parë në forcimin e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve të rëndësishëm, në procesin e rritjes së përpjekjeve ndërgjegjësuese të qeverisë, në dobi të qytetarëve shqiptarë”, tha Xhenis Ballço, specialiste vendase e projektit në Prezencën e OSBE-së.

Foto: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved