Eventi Kombëtar mbi Garancinë Rinore 

Në datën 11 Nëntor në emër të Platformës Connecting Youth, Kongresi Rinor Kombëtar zhvilloi eventin kombëtar të titulluar “Investimi në aftësi dhe mundësi për të rinjtë: Garancia Rinore në Shqipëri” me qëllim informimin e organizatave rinore lokale rreth ketij procesit.

Fjala e hapjes u mbajt nga znj. Nertila Mosko, Drejtuese e Zyrës se Fondacioni Hans Seidel në, Tiranë e cila më tej prezantoi mbështetjen e HSS për sektorin e rinisë dhe përgëzoi partnerët për punën që kanë bërë gjatë gjithë viteve në kuader te kesaj plateforme.

Fjala e saj u ndoq nga znj. Ana Muhametaj, Zyrtare e Projektit CDI e cila bëri një prezantim më të thelluar të Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit dhe të Platformës Connecting Youth, duke theksuar jo vetëm gjetjet kryesore të dokumentave te politikave, por të gjithë punës që është bërë në në emër të platformës jo vetëm nga KRK por edhe nga partnerë të tjerë rajonalë.

Gjithashtu, znj. Enxhi Lipa, Koordinatore Kombetare e Platformës Connecting Youth në Shqipëri, e cila edhe moderoi aktivitetin, bëri një prezantim të shkurtër të punës që KRK ka kryer ndër vite, duke theksuar arritjet kryesore dhe zhvillimet kryesore si Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Garancia për të rinjtë dhe Viti Europian i Rinise.

Paneli i parë u përmbyll nga Z. Ergys Gezka, Menaxher Programi pranë Titullit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, i cili jo vetëm shpjegoi sinergjinë që u krijua midis punës së titullit, Vitit Europian të Rinisë dhe Platformës Connecting Youth, por theksoi arritjet kryesore të CY në rajo

n dhe ngjarje ndërkombëtare si Tirana Connectivity Forum, Young Bled Strategic Forum 22” etj. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e investimit në njohuritë dhe aftësitë e të rinjve, pasi ndryshimi i konteksteve kërkon ndryshim të sjelljeve. Nuk ka formulë sekrete suksesi, por të kesh një vizion të qartë, një set të mirë aftësish dhe një ekip solid sigurisht që e bën këtë proces më të lehtë-tha ai.

Ky panel u pasua nga një prezantim i detajuar i znj. Dikensa Gjokutaj, Menaxhere e Departamentit të Monitorimit dhe Vlerësimit pranë Titullit Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, në të njëjtën kohë perfaqesuese e Kongresit Rinor Kombëtar pranë Grupit Teknik të Punës së Garancisë Rinore në Shqipëri. Ajo prezantoi jo vetëm qëllimin kryesor e skemës së Garancise Rinore dhe si është zhvilluar ajo në disa vende të BE-së, por gjithashtu elaboroi në detaje fazat kryesore që janë ndërmarrë deri më tani për procesin e hartimit të Planit të Punës se Garancise Rinore në Shqiperi, i cili pritet të pilotohet vitin e ardhshëm.

Ky takim nuk mund të ishte i plotë pa kontributin e pjesëmarrësve, gjë që përbën edhe një nga arsyet kryesore pse vendosëm ta organizojmë këtë event në Shqipëri. Pjesëmarrësit u ndanë në dy fokus grupe, të drejtuara nga dy fasilitues për secilin grup. Fokus grupet u zhvilluan, duke ndjekur një stil gjysmë të strukturuar të përbërë nga pyetje diskutimi për secilën fazë. Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit jo vetëm reflektuan mbi zbatimin e hapave të deritanishëm, por hartuan edhe disa rekomandime të rëndësishme dhe konkrete të cilat do të adresohen në një dokument të dedikuar politikash i cili do të ndahet me institucionet përgjegjëse për menaxhimin dhe implementimin e Garancisë Rinore në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved