Akademia e Edukimit Politik (java 1)

Gjatë kësaj fundjave nisëm me sukses Akademinë e Edukimit Poltik pjesë thelbësore e projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021” e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Kongresi Rinor Kombëtar, dhe dy fondacioneve gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.

Dymbëdhjetë të rinjtë e përzgjedhur mes shumë aplikimesh arritën të njiheshin me punën e këtij projektit , dhe morën pjesë aktive duke ndërvepruar me njëri tjetrin dhe lektorët përgjatë çdo sesioni.

Dita e parë filloi me një prezantim nga Drejtoresha Ekzekutive e Kongresi Rinor Kombëtar Dafina Peci, dhe një shpjegim i programit nga koordinatori i projektit Klajdi Priska, ku 12 të rinjtë Doanada Rata, Dosti Banushi, Diana Mjeshtri, Ergisa Bejkollari, Gevio Tabaku, Lorenca Bejko, Mario Keputa, Marjana Koçeku, Marlin Muça, Silvana Rusi, Vilson Blloshmi, Xhulia Mucaj u njohën me njëri tjetrin dhe agjendën e Akademisë.

Sesioni i parë u zhvillua me Z. Neritan Sejamini, që ka shërbyer njëkohësisht dhe si vëzhgues dhe #kontribues i përgjithshëm i Akademisë. Me Z. Sejamini diskutuam më në detaj mbi #dinamikat dhe problematikat që hasin të rinjtë, si mund të përballemi me to dhe ku pozicionohet projekti në këtë realitet politik.

Dita e dytë e Akademisë, nisi me sesionin e profesor Z. Blendi Çeka mbi proçeset dhe #sistemet zgjedhore, e mes të tjerash dhe #reforma zgjedhore, ku interesi i lartë në këtë sesion ngjalli ndërveprim e diskutime të frytshme mes pjesëmarrësve.

Përgjatë sesionit të pasditës, të rinjtë pjesëmarrës thelluan njohuritë në sesionin produktiv të drejtuar nga Z. Afrim Krasniqi, ku u diskutua baza e funksionimit të shtetit: #Demokracia dhe #pjesëmarrja aktive qytetare.

Dita e Dielë, startoi me sesionin e mëngjesit me Z. Selami Xhepa, ku të rinjtë diskutuan në mënyrë kritike dinamikat e ndryshme të situatës ekonomike në Shqipëri, qasjet dhe politikat ekonomike të ndërmarra ndër vite, dhe lidhja mes #punësimit dhe #arsimit e ku gjenden të rinjtë në këtë realitet.

Sesioni i pasdites së dielë që shënjoi dhe mbylljen e fundjavës së parë të Akademisë së Edukimit Poltik, u drejtua nga Znj. Krisela Haçkaj, ku u prezantua proçesi i Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ndër vite, bashkëpunimi rajonal e roli i të rinjve, dhe puna e Cooperation and Development Institute në nismat, projektet dhe iniciativat për nxitjen bashkëpunimit mes të rinjve.

Me një punë të shkëlqyer dhe mbyllje të suksesshme të fundjavës së parë, presim me padurim fundjavën e ardhshme për Akademinë e Edukimit Politik !

Stay Tuned!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved