Transformers 2.0 në mikrofon
Të rinjtë transformues kanë regjistruar podcast-et e tyre përkatëse mes të qeshurash dhe mësimesh të shumta.
Pas një pune aktive prej disa javësh, në kuadër të projektit TRANSFORMERS 2.0 secili grup pjesëmarrës në projekt zgjodhi një temë për të zhvilluar një podcast dhe ndarë informacione mbi atë çfarë ata kanë mësuar gjatë kësaj periudhe.
Mikrofoni u la në duat e vetë të rinjve për të pasur mundësi të shprehin veten dhe kreativitetin e tyre. Nga përzgjedhja e temës, tek regjistrimi e deri tek editimi, gjithçka u bë nga të rinjtë. Ndërkohë stafi i projektit ishte në rolin e ndihmuesit e mbështetësit në këtë aktivitet duke i këshilluar dhe udhëzuar kur ata kishin nevojë.
Pas një trajnimi me temë ‘Si të bëjmë një PODCAST?’, dhe udhëzimeve mbi çdo pyetje që të rinjtë hasën, ata nisën punën dhe mund të themi se rezultatet janë mbresëlënëse dhe tepër rinore.
Secili grup propozoi një temë argëtuese dhe informuese mbi të cilën do të zhvillonin podcast dhe këto janë temat përfundimtare:
- ‘Të rinjtë dhe institucionet zbatuese të politikave rinore në nivel vendor dhe qëndror’ – ishte tema e përzgjedhur nga grupi i të rinjve nga Korça.
- ‘Angazhimi rinor në politikat lokale dhe qendrore’ – temë kjo e zhvilluar nga grupi i të rinjve nga Kamza.
- ‘Jetesa në qytetin tonë’ – u ideua dhe zhvillua nga një grup vajzash nga Peshkopia.
- ‘Grupet e Impaktit dhe Vullnetarizmin’ – një intervistë/podcast e zhvilluar nga të rinjtë e Shkodrës.
- ‘Të rinjtë në qeverisjen lokale’ – ku do tju shoqërojnë të rinjtë e Elbasanit.
Pas përfundimit të regjistrimeve shumë prej të rinjve shprehën dëshirën për vijimin e podcast me episode të tjerë. “Padyshim një eksperiencë e bukur dhe e veçantë. Do të doja ta ripërsërisja së shpejti.” – u shpreh një prej tyre.
Kjo ishte një eksperiencë re tepër e veçantë për të pjesëmarrësit të cilët mësuan dhe si të jenë “podcast-er” të cilët mund të ideojnë, regjistrojnë dhe editojnë vetë një podcast gati për tu transmetuar ‘on air’.
Podcast janë drejt përfundimit dhe së shpejti do të mund ti ndiqni në rrjetet tona sociale për të mësuar më shumë mbi atë çfarë të rinjtë ‘Transformues’ kanë për të thënë.
*Projekti TRANSFORMERS 2.0 ka si qëllim fuqizimin e rolit të të rinjve si “Transformues” nëpërmjet rritjes së ndikimit dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimarrjen lokale për politikat rinore dhe më gjerë, aktivizmin dixhital dhe inovacionin në komunitete (nga nivel lokal në kombëtar).
Ky projekt zhvillohet nga World Vision Albania dhe Kongresi Rinor Kombëtar.