Pozicioni: Thirrje për ‘Ekspert për Monitorim dhe Vlerësim’ në kuadër të projektit “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!”
Vendi i punës: Tiranë me mundesi lëvizjeje në Vlorë, Shkodër dhe Elbasan
Shtrirja kohore e shërbimit: Janar 2025 – Dhjetor 2026 (deri në 90 ditë pune)
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 20 Janar 2025
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Rruga Abdyl Frashëri, pall 11. shkalla 5, ap.4, Tiranë

Përshkrimi i projektit:

Projekti “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!” synon të forcojë sektorin kulturor për të rinjtë, duke promovuar përfshirjen dhe qasjen e barabartë. Projekti zgjat nga janari 2025 deri në dhjetor 2026 dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i Ekspertizës

Eksperti për Monitorim dhe Vlerësim do të angazhohet për të monitoruar progresin e aktiviteteve të projektit, për të siguruar që ato janë në linjë me objektivat e planifikuara dhe për të dhënë rekomandime mbi përmirësimin e zbatimit të projektit. Eksperti do të angazhohet deri në 90 ditë pune përgjatë janar 2025 – dhjetor 2026 sipas një plani pune të dakordësuar paraprakisht.

Përshkrimi i detyrave

  • Zhvillimi i Kornizës dhe Planit të Monitorimit: Hartimi i një kuadri të detajuar dhe plani monitorimit, duke siguruar që të gjithë indikatorët kyç të performancës të jenë të përfshirë dhe të monitorohen në mënyrë efektive.
  • Monitorimi dhe Mbledhja e të Dhënave: Mbledhja, analiza dhe vlerësimi i progresit të projektit, si dhe identifikimi i problematikave që mund të kërkojnë ndërhyrje.
  • Raportimi dhe Rekomandimet: Hartimi i raporteve të hollësishme mbi ecurinë e projektit, duke ofruar rekomandime të bazuara për përmirësim.
  • Mbështetje në Monitorimin e Projekteve që do të zbatohen në kuadër të skemës së granteve në kuadër të këtij projekti: Sigurimi i përputhshmërishë së projekteve të mbështetura me grante me objektivat e përgjithshme të projektit dhe të thirrjes për aplikime për grante.
  • Koordinimi me Ekipin e Projektit.
  • Detyra të tjera të lidhura me monitorimin dhe vlerësimin, sipas nevojave të projektit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Diplomë e arsimit të lartë Master;
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në monitorim dhe vlerësim të projekteve;
  • Njohuri shumë të mira mbi metodologjitë e monitorimit dhe vlerësimit;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe raportimi;
  • Eksperiencë e mëparshme me projekte të financuara nga BE apo organizata të tjera nderkombetare apo entitete të tjera;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Dokumentacioni i Kërkuar

  1. Propozimi teknik
    • CV;
    • Letër interesi ku përshkruhet motivimi dhe eksperienca ne fushen e Monitorim-Vleresimit te projekteve;
    • Kopje e dokumentit të identifikimit;
    • Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim për statusin penal;
    • Leter Referencë.
  2. Propozimi financiar

Dorëzimi i Dokumentacionit

Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga eksperti aplikues, me mbishkrimin: “Kontraktimi i një Eksperti të Jashtëm për Monitorim dhe Vlerësim në kuadër të projektit “Culture can Make it!”.

Brenda zarfit të jenë të vendosur dy zarfa të veçantë:

  • Propozimi Teknik (zarfi 1)
  • Propozimi Financiar (zarfi 2)

Metoda e Vlerësimit

Vlerësimi do të kryhet sipas kritereve të mëposhtme:

  • Vlerësimi Teknik (50 pikë):
    • Eksperiencë e mëparshme relevante me projekte të financuara nga BE apo organizata të tjera ndërkombëtare apo entitete të tjera në fushën e Monitorimit the Vlerësimit të projekteve (deri në 50 pikë)
  • Vlerësimi Financiar (50 pikë):
    • Oferta financiare (deri në 50 pikë, sipas balancës mes cilësisë/eksperiences dhe kostos)

Për më shumë informacion ose pyetje, ju lutemi kontaktoni në info@krk.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved