
Pozicioni: Thirrje për ‘Ekspert Redaktues’ në kuadër të projektit “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!”
Vendi i punës: Tiranë me mundesi lëvizjeje në Vlorë, Shkodër dhe Elbasan
Shtrirja kohore e shërbimit: 10 ditë pune gjatë periudhës Qershor 2025– Dhjetor 2026
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 20 Maj 2025
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Rruga Abdyl Frashëri, pall 11, shkalla 5, ap. 4, Tiranë
Përshkrimi i projektit:
Projekti “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!” synon të forcojë sektorin kulturor për të rinjtë, duke promovuar përfshirjen dhe qasjen e barabartë. Projekti zgjat nga janari 2025 deri në dhjetor 2026 dhe financohet nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i Ekspertizës
Ky pozicion mbulon angazhimin e një eksperti për redaktim për të rishikuar, redaktuar dhe finalizuar përmbajtjet e shkruara të projektit. Eksperti do të sigurojë që të gjitha dokumentet, raportet dhe publikimet të përmbushin standardet më të larta të qartësisë dhe koherencës.
Përshkrimi i detyrave
- Rishikimi dhe Redaktimi i Përmbajtjes: Redaktimi i dokumenteve të ndryshme të projektit, përfshirë raporte, materiale promovuese dhe përmbajtje të tjera të shkruara, për të siguruar saktësi, koherencë dhe përputhje me objektivat e projektit;
- Finalizimi dhe Korrektimi: Korrektimi final i dokumenteve përpara publikimit apo shpërndarjes, duke garantuar cilësi të lartë dhe pa gabime;
- Koordinimi me Ekipin e Projektit: Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e projektit për të përfshirë komentet dhe për të bërë rishikimet e nevojshme në mënyrë që përmbajtja finale të jetë e saktë dhe efektive
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë e arsimit të lartë Master;
- Të paktën 3 vite përvojë pune në redaktim/editim.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Dokumentacioni i Kërkuar
- Propozimi teknik
- CV;
- Letër interesi
- Kopje e dokumentit të identifikimit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim për statusin penal;
- Leter Referencë.
- Propozimi financiar
- Oferta financiare sipas Formatit të Ofertës.
Dorëzimi i Dokumentacionit
Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga eksperti aplikues, me mbishkrimin: “Kontraktimi i një Eksperti Redaktues në kuadër të projektit “Culture can Make it!”.
Brenda zarfit të jenë të vendosur dy zarfa të veçantë:
- Propozimi Teknik (zarfi 1)
- Propozimi Financiar (zarfi 2)
Metoda e Vlerësimit
Vlerësimi do të kryhet sipas kritereve të mëposhtme:
- Vlerësimi Teknik (50 pikë):
- Eksperiencë e mëparshme relevante ne redaktim/editim (deri në 50 pikë)
- Vlerësimi Financiar (50 pikë):
- Oferta financiare (deri në 50 pikë, sipas balancës mes cilësisë/eksperiences dhe kostos).
Për më shumë informacion ose pyetje, ju lutemi kontaktoni në info@krk.al