Pozicioni: Thirrje për ‘Ekspert për Advokim’ në kuadër të projektit “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!”.
Vendi i punës: Tiranë me mundësi lëvizjeje në Vlorë, Shkodër dhe Elbasan
Shtrirja kohore e shërbimit: 20 ditë pune gjatë korrik 2025-tetor 2026
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 15 qershor 2025
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Rruga Abdyl Frashëri, pall 11, shkalla 5, ap. 4, Tiranë

Përshkrimi i projektit

Projekti “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!” synon të forcojë sektorin kulturor për të rinjtë, duke promovuar përfshirjen dhe qasjen e barabartë. Projekti zgjat nga janari 2025 deri në dhjetor 2026 dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i Ekspertizës

Ky pozicion mbulon angazhimin e një eksperti për të udhëhequr dhe mbështetur nismat e avokimit në sektorin e kulturës. Eksperti do të Mbështesë në hartimin e një plani advokimi për të ndikuar në ndryshimet e politikave kulturore, do të angazhojë aktorët relevantë dhe do të sigurojë që përpjekjet e avokimit të jenë në përputhje me qëllimet e përgjithshme të projektit. Ai/ajo do të mbështesë gjithashtu OSHC-të dhe të rinjtë pjesëmarrës për të artikuluar më mirë nevojat dhe rekomandimet e tyre ndaj vendimmarrësve. Eksperti do të angazhohet deri në 20 ditë pune midis periudhës korrik 2025 – tetor 2026.

Përshkrimi i detyrave

  • Mbështetja në hartimin e një plani të detajuar avokimi, të përputhshëm me objektivat e përgjithshëm të projektit dhe nevojat e sektorit kulturor;
  • Udhëheqja dhe koordinimi i nismave të avokimit për të ndikuar në përmirësimin e politikave kulturore në Shqipëri;
  • Angazhimi i aktorëve relevantë institucionalë, shoqërisë civile dhe partnerëve të tjerë për të ndërtuar aleanca të qëndrueshme për ndryshim politikash ne sektorin e kultures;
  • Facilitimi ne përfshirjes të OSHC-ve dhe të rinjve pjesëmarrës në procesin e avokimit;
  • Sigurimi që mesazhet e avokimit të jenë të qarta, gjithëpërfshirëse dhe të përcillen në mënyrë efektive tek vendimmarrësit dhe grupet e interesit;
  • Monitorimi i zbatimit të planit të avokimit dhe përgatitja e raporteve për progresin dhe ndikimin e arritur;
  • Koordinimi i vazhdueshëm me ekipin e projektit për të siguruar një qasje të integruar dhe efektive gjatë gjithë periudhës së angazhimit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Diplomë e arsimit të lartë Master;
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në plane advokimi dhe zhvillimin/mbështetjen e nismave të advokimit.
  • Njohuri shumë të mira mbi metodologjitë/instrumentat e advokimit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.

Dokumentacioni i Kërkuar

  1. Propozimi teknik
    • CV;
    • Letër interesi ku përshkruhet motivimi dhe eksperienca në fushen e advokimit.
    • Kopje e dokumentit të identifikimit;
    • Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim për statusin penal;
    • Leter Referencë.
  2. Propozimi financiar
    • Oferta financiare sipas Formatit të Ofertës

Dorëzimi i Dokumentacionit

Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga eksperti aplikues, me mbishkrimin: “Kontraktimi i një Eksperti të Jashtëm për Advokim në kuadër të projektit “Culture can Make it! “.

Brenda zarfit të jenë të vendosur dy zarfa të veçantë:

  • Propozimi Teknik (zarfi 1)
  • Propozimi Financiar (zarfi 2)

Metoda e Vlerësimit

Vlerësimi do të kryhet sipas kritereve të mëposhtme:

  • Vlerësimi Teknik (50 pikë)
    • Eksperiencë e mëparshme relevante në fushën e Advokimit. Vlerë e shtuar përbën advokimi në sektorin e kulturës dhe/apo industrisë kreative. (deri në 50 pikë)
  • Vlerësimi Financiar (50 pikë)
    • Oferta financiare (deri në 50 pikë, sipas balancës mes cilësisë/eksperiences dhe kostos).

Për më shumë informacion ose pyetje, ju lutemi kontaktoni në info@krk.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved