Pozicioni: Thirrje për ‘Ekspert për Monitorim të Strategjisë Kombëtare të Kulturës (Objektivat 1 dhe 4)’ në kuadër të projektit “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!”, IPA III/2024/180788-2/22.
Vendi i punës: Tiranë me mundesi lëvizjeje në Vlorë, Shkodër dhe Elbasan
Shtrirja kohore e shërbimit: 15 ditë pune gjatë periudhës Maj – Dhjetor 2025
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 23 Maj 2025
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Rruga Abdyl Frashëri, pall 11.shkalla 5, ap.4, Tiranë

Përshkrimi i projektit

Projekti “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!” synon të forcojë sektorin kulturor për të rinjtë, duke promovuar përfshirjen dhe qasjen e barabartë. Projekti zgjat nga janari 2025 deri në dhjetor 2026 dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i Ekspertizës

Ky pozicion mbulon angazhimin e një eksperti për të monitoruar zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Kulturës (specifikisht objektivat strategjike 1 dhe 4) dhe për të hartuar raportin përkatës. Eksperti do të zhvillojë mjetet e monitorimit, do të marrë pjesë në takime strategjike dhe do të përgatisë raportin final të monitorimit, i cili do të validohet përmes përfshirjes së aktorëve te sektorit. Eksperti do të angazhohet deri në 15 ditë pune përgjatë Maj 2025 – Dhjetor 2025 sipas një plani pune të dakordësuar me paraprakisht.

Përshkrimi i detyrave

  • Zhvillimi i minimalisht katër mjeteve të monitorimit për të ndjekur zbatimin e strategjisë (specifikisht objektivat strategjike 1 dhe 4);
  • Pjesëmarrja në katër takime strategjike në qytetet Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan;
  • Hartimi i një raporti gjithëpërfshirës të monitorimit, përmbledhës i gjetjeve dhe rekomandime per nderhyrje politikash ne sektorin e kultures;
  • Validimi i raportit përmes përfshirjes së aktorëve relevantë;
  • Koordinimi me Ekipin e Projektit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Diplomë e arsimit të lartë Master;
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në monitorim/vlerësim të dokumentave/strategjive/planeve te veprimit apo matjes se impaktit te projekteve;
  • Njohuri shumë të mira mbi metodologjitë e monitorimit dhe vlerësimit dhe instrumentave te monitorimit;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe raportimi.

Dokumentacioni i Kërkuar

  1. Propozimi teknik:
    • CV;
    • Letër interesi ku përshkruhet motivimi dhe eksperienca ne fushen e Monitorim-Vleresimit.
    • Kopje e dokumentit të identifikimit;
    • Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim për statusin penal;
    • Leter Referencë.
  2. Propozimi financiar
    • Oferta financiare sipas Formatit të Ofertës.

Dorëzimi i Dokumentacionit

Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga eksperti aplikues, me mbishkrimin: “Kontraktimi i një Eksperti të Jashtëm për Monitorim dhe Vlerësim në kuadër të projektit “Culture can Make it! “.

Brenda zarfit të jenë të vendosur dy zarfa të veçantë:

  • Propozimi Teknik (zarfi 1)
  • Propozimi Financiar (zarfi 2)

Metoda e Vlerësimit

Vlerësimi do të kryhet sipas kritereve të mëposhtme:

  • Vlerësimi Teknik (50 pikë):
    • Eksperiencë e mëparshme relevante në fushën e Monitorimit the Vlerësimit të projekteve (deri në 50 pikë)
  • Vlerësimi Financiar (50 pikë)
    • Oferta financiare (deri në 50 pikë, sipas balancës mes cilësisë/eksperiences dhe kostos)

Për më shumë informacion ose pyetje, ju lutemi kontaktoni info@krk.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved