Të Rinjtë e Kongresit Rinor Kombëtar në #LevelUpEurope

Te rinjtë e KRK ishin pjese e bootcamp-it me 1300 të rinj nga gjithe Europë.

Forumi Rinor Europian (EYF) mirëpriti të rinjtë në eventin “LEVEL UP! I care I vote”, i cili u mbajt në Bruksel në datat 13-14 Prill 2024 në mjediset e Parlamentit Europian dhe Komitetit të Rajoneve.

Si organizatë anëtare e EYF dhe organizatë implementuese e titullit #EYC2022, KRK pati mundësinë të delegojë në këtë event 11 përfaqësues, anëtarë të bordit, përfaqësues të organizatave anëtare nga rrethet, të rinj aktivistë, dhe dy anëtarë të stafit.

Grupi i të rinjve përfaqësues të KRK ishin pjesë në dhjetëra punëtori dhe platforma të tjera diskutimi, si dhe pjesë e panairit të institucioneve gjatë ditës së dytë, bashkë me qytetet e tjera të titullit EYC si Gent, Lublin dhe Lviv.

Level UP! është një aktivitet dy-ditor për ngritjen e kapaciteteve rinore në Institucionet Evropiane me fokus në fuqizimin e aktivistëve të rinj, dhe pjesëmarrës nga gjithë Europa.

LevelUp! 2024 kishte si qëllim informimin dhe përfshirjen e të rinjve në mundësi të ndryshme për të zhvilluar aftësi të reja për ndikimin e tyre në çështjet që prekin të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve në botë. Një qëllim tjetër i këtij eventi ishte dhe nxitja për rritjen e pjesëmarrjes rinore në zgjedhjet europiane të 2024-ës ku ndërmjet aktiviteteve të rinjtë mësuan dhe se si përdoret sistemi i votimit në sallë nga parlamentarët Europianë. Programi trajtoi dhe tematika të politikave të BE-së, njohuritë mbi vlerat evropiane dhe aftësitë praktike që ju nevojiten të rinjve për të qenë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në politikat e vendit të tyre.

Mesazhe nga të rinjtë e KRK në LevelUp2024:

1. Si ishte për ju eksperienca e LevelUP?

2. Cilat ishin disa nga mësimet mbi të cilat reflektuar gjatë vizitës në Bruksel dhe organizimit rinor në Level UP?

Klajdi Kraja – Qendra Rinore Arka

LevelUp ishte dicka plotësisht e re për mua, pasi nuk kisha dëgjuar më herët për këtë projekt dhe pasi e përjetova do ja sygjeroja të gjithë të rinjve. Ishte eksperienca më e mirë për të marrë njohuri rreth fushave dhe cështjeve të larmishme që lidhen me BE. Gjatë aktivitetit dhe vizitës në Bruksel pata mundësinë të njihesha me të rinj nga e gjithë Europa (sidomos Kosova), me të cilët shkëmbyem eksperienca dhe mendime lidhur me ceshtjet rinore në Europë, por gjithashtu përforcova njohuritë e mia me anë të trajnimeve dhe punëtorive të shumta.

Eva Koltraka – Anëtare e Bordit KRK/ Organizata “Association of Young Environmental Experts (SHERM Albania)”

Eksperienca ime në LevelUp ishte jo vetëm unike por shumë përfituese, dhe një mundësi për të parë nje dritare të re për  një vizion më të gjerë, më bashkëpunues dhe më demokratik. Kjo vjen si pasojë e mundësisë që programi shpalosi, nga ku për mua në askpektin gjuhësor ishte njaft i domosdoshem, po ashtu në njohjen me ide të reja, eksperienca pune në fusha të ndryshme rinore, kauza komunitare dhe  mbi të gjitha gjithëpërfshirje, roli që ka secili i ri në vendimmarje, synime profesionale dhe aktivizim e lobim per te drejtat e tyre dhe jo vetëm. Gjithashtu nuk ka sesi të lë pa përmendur bukuritë, rregullin dhe aktivitetin ditor  në aspektin kulturor dhe miqësor që  kishte  “Kryeqyteti i Europës”.  Nga kjo super eksperiencë kam mësuar dhe do mbaj mend  se:  Puna,sakrifica edhe besimi janë armët tona më të forta, andaj duhet të qëndrojmë realist me bindjen se gjërat e mira ndodhin nëse ne kemi  kulturën, thjeshtësinë dhe punën e palodhur për një lobim më të fortë që migrimi dhe nepotizmi të bëhen si specie në zhdukje. Dhe sigurisht kryesoren qe cokollatat e Brukselit mbeten cokollatat më të mira në botë.

Stelina Ndreu – Anëtare e Bordit KRK/ Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja 

Gjatë pjesëmarrjes sime në eventin LevelUp, fitova njohuri të vlefshme nga seminaret mbi krijimin e fushatave, shpërndarjen efektive të mesazheve dhe rritjen e aftësive të të folurit në publik. Ndërveprimi me bashkëmoshatarët nga vende të ndryshme më shtyu të mendoja për sfidat me të cilat përballen të rinjtë tanë çdo ditë dhe të shqyrtoja përmirësimet e mundshme të politikave rinore. Kjo përvojë ishte vërtet frymëzuese dhe ndryshoi këndvështrimin tim për çështje të ndryshme.

Bruna Panxha – Grup joformal anëtar në KRK – Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane

LevelUp dhe vizitën në Bruksel do ta përshkruaja me një fjalë: thjesht e paharrueshme! Level Up ishte një mundësi e shkëlqyer për të vizituar nga afër institucionet e Bashkimit Europian,  për t’u njohur më shumë me politikat e tyre të fokusuara tek të rinjtë, dhe për të bashkëbiseduar në nivele të barabarta me vendimarrësit dhe burokratët. Falenderuese për të gjitha miqësitë e reja dhe momentet e bukura të kaluara në Bruksel!

Tevia Agalliu – Grup joformal anëtar në KRK – Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane

Eksperienca Level Up ishte nje ndër eksperiencat me frytdhënese. Mund të them me siguri që e ka atë fuqi qe të bëje diferencën. Diskutimi mbi zgjedhjet e ardhshme nepermjet punëtorive dhe punës në grup përcillte jo vetëm njohuri, të cilat të ndihmojnë më shumë të kuptosh sistemin zgjedhor europian, por edhe ndryshimet që keto zgjedhje mund të sjellin ndërmjet të rinjve, të cilët duhet të votojnë. Vizita në Bruksel më njohu nga afër me disa prej institucioneve më të rëndësishme parlamentare. Secili institucion mbarte në vetvete një mision të caktuar por në thelb të përbashkët mbi legjislacionin. Pata mundësinë të njoh të rinj nga e gjithë bota, të cilët studionin dhe punonin në universitete dhe institucione të ndryshme, me pikpamje nga më të ndryshmet, që nga ato më interesantet deri tek ato me sfidueset dhe uniket. Vizita në qytetin ku qëndron zemra e demokracisë në periudhën para zgjedhore, ku cdo diskutim dhe debat vlonte me argumenta dhe ide sesi të rinjtë kanë në dorë të ardhmen e demokracisë, duke u fuqizuar për të votuar mbi zgjedhjet e ardhshme në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved