Pjesëmarrje në Tirana Connectivity Forum
Tirana Connectivity Forum organizohet, koordinohet dhe administrohet nga Instituti i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (CDI) – një Think Tank Evropian me qendër në Tiranë, Shqipëri.
Mes shumë panelesh dhe përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare nga rajoni dhe Evropa, u diskutua mbi rolin dhe kontributin e shoqërisë civile për krijimin e institucioneve të shëndetshme dhe politikbërjen demokratike.
Pjesëmarrësit në këtë forum u fokusuan mbi nxitjen e llogaridhënies institucionale; bashkëpunimin me BE-në; ndërtimin e partneriteteve gjithëpërfshirëse për politikbërje efikase; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian – nga zgjerimi në kohezion. Pjesë e këtij forumi ishte edhe Kongresi Rinor Kombëtar i cili moderoi panelin me fokus rininë.
“Sfida kryesore për ne në rrugëtimin e Tirana EYC 2022 ishte të përfshijmë të rinjtë aktivë në të gjitha fazat e para të punës sonë. Krijimi i strukturës dhe hapësirave të duhura ka mundësuar të ofrojmë mundësi konkrete për të rinjtë profesionistë të Shqipërisë”, tha Dafina Peci, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresi Rinor Kombëtar.
TCF 2022 organizohet nga Cooperation and Development Institute, Kongresi Rinor Kombëtar, Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, Hanns-Seidel-Stiftung, Heinrich-Böll-Stiftung, Regional Cooperation Council – RCC, dhe këtë vit vjen edhe në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022 dhe European Year of Youth.