Pjesëmarrja në Forumin Strategjik të Bledit 2022 

Kongresi Rinor Kombëtar dhe përfaqësues të ekipit Tirana EYC 2022 – KRK morën pjesë në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, i cili u mbajt më 26 – 28 gusht për Forumin Rinor në Lubljanë dhe 29 dhe 30 gusht 2022 për Forumin Strategjik Bled.

Forumi Rinor, i quajtur ndryshe Young Bled Strategic Forum (YBSF 2022), solli së bashku liderë të rinj të moshës nga 18 deri në 35 vjeç nga e gjithë bota për t’u përfshirë në diskutime aktive dhe për të propozuar zgjidhje novatore për disa nga çështjet më urgjente globale. Ky forum u kthye në një vend unik takimi për një sërë liderësh të rinj, sipërmarrës, ndikues, mendimtarë dhe aktivistë socialë, duke u ofruar atyre një platformë për të ndarë vizionet e tyre dhe për të shkëmbyer ide.

Kongresi Rinor Kombëtar, edhe si pjesë e platformës Connecting Youth,  u përfaqësua në sesione të ndryshme mbi demokracinë dhe aktivizmin civil nga znj. Irena Topalli, Menaxhere e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe znj. Dea Elmasllari, Menaxhere e Komunikimit.

Pjesëmarrësit e rinj u angazhohen në aktivitete për ngritjen e kapaciteteve dhe punëtori interaktive, diskutime në tryeza të rrumbullakëta dhe aktivitete të tjera të strukturuara të përgatitura në bashkëpunim me folës ekspertë, organizata partnere, organizata joqeveritare dhe palë të tjera të interesuara.

Në ditët në vazhdim, pjesëmarrësit ndoqën Forumin Strategjik të këtij viti në Bled, nën titullin “Sundimi i pushtetit ose pushteti i rregullave”, ku u diskutua për sfidat aktuale gjeopolitike dhe pasojat e luftës në Ukrainë, si dhe reagimin i Bashkimit Evropian ndaj krizave aktuale.

Forumi u hap nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ndër pjesëmarrësit në aktivitetin ndërkombëtar ishin Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjártó, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të forumit, gjatë diskutimit mbi të drejtat e njeriut në kohë krizash, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar moderoi sesionin “Të drejtat e njeriut: fundamentale për zgjidhjen e krizave”, mes një paneli të shquar personalitetesh, z.Ivan Blažević, Drejtor, SOLIDARNA – Fondacioni për të drejtat e njeriut dhe solidaritetit, znj. Leyla Kayacik, Përfaqësuesja Speciale për Emigracionin dhe Refugjatët, Këshilli i Evropës, znj. Nika Kovač, Drejtor, Instituti 8 Mars, Slloveni, z. Michael O’Flaherty, Drejtor i Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore; z/ Angus Robertson MSP, Sekretar i Kabinetit për Kushtetutën, Çështjet e Jashtme dhe Kulturën, Skoci

Si mund të garantohet mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut përtej çdo sfide? Kjo ishte tema e trajtuar e cila preku çështjet si lufta ne Ukrainë, pandemia globale e COVID-19, kriza e refugjatëve, emergjencat natyrore dhe kriza klimatike, si dhe revolucioni digjital. Reflektuam dhe ndamë mësime nga e kaluara për të adresuar disa nga çështjetmë urgjente të kohëve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved