Njoftim për Shtyp – Java e Aftësive Shqiptare 2021
Starton sot më 24 Maj eventi më i madh kombëtar i aftësive dhe edukimit profesional. Java e Aftësive Shqipëtare është një traditë që ka startuar nga Albanian Skills që në vitin 2018 e frymëzuar nga Java Evropiane e Aftësive Profesionale, një iniciativë e Komisionit Evropian për të rritur ndërgjegjësimin ndaj arsimit dhe aftësimit profesional që nga viti 2016. Kjo iniciative synon ta bëjë arsimin dhe formimin professional dhe aftësitë profesionale më tërheqëse për të ndihmuar të rinjtë dhe të rriturit të arrijnë potencialin e tyre të plotë gjatë zhvillimit profesional dhe personal.
Ky format i veҫantë në llojin e tij, i dedikon ҫdo vit nga data 24-29 Maj aktivitete të ndryshme zhvillimit profesional në të gjithë Shqipërinë. Kjo javë implementohet nga Albanian Skills në partneritet me aktorë të ndryshëm që kanë në fokus zhvillimin e të rinjve dhe arsimin profesional. Java e Aftësive Shqipëtare është një jave e mbushur me punëtori, takime, trajnime dhe aktivitete promovuese që kanë në fokus zhvillimin e te rinjve, talenteve dhe aftësive të tyre, promovimin e rasteve të suksesit, ndarjen e praktikave të mira dhe informimin e të rinjve mbi zhvillimet e reja të tregut të punës dhe aftësive në Shqipëri dhe përtej kufinjve.
Motoja e këtij viti është: “Aftësi për Jetë të Gjelbër, Digjitale dhe të Sigurt e me Mundësi të barabarta”. Nëpërmjet kësaj motoje synohet të demonstrojmë se çdo i ri dhe individ ka të drejtë dhe duhet të jetë i pajisur me aftësitë e nevojshme për të pasur një jetë më të sigurt në çdo aspekt: në punë, shëndetësi, psikologjike, shoqëri, etj. Tematikat e këtij viti do të kenë një shtyllë orientuese, si Ekonomine e Gjelbër, Digjitale dhe të Drejtë, në përputhje me përparësitë e Komisionit Evropian për qëndrueshmërinë, zhvillimin e aftësive dixhitale dhe ofrimin e mundësive për të gjithë.
Për shkak të masave të Covid-19 formati i këtij eventi këtë vit do të jetë hibrid. Hapja e Javës së Aftësive Shqipëtare 2021 do të bëhet në Kukës në ambjentet e shkollës profesionale “Havzi Nela”. Bashkëorganizatorë në këtë event janë: organizata Kongresi Rinor Kombëtar (KRK), Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit (AKPA) dhe shkolla profesionale “Havzi Nela” Kukës. Përzgjedhja e këtij qyteti nuk është aspak e rastësishme pasi Kuksi përveҫ se përbën një nga qarqet më të mëdha në veri të vendit, përbën gjithashtu një nga qytetet me emigracionin më të lartë sidomos të grupmoshës 15-30 vjeҫ.
Me anë të këtij eventi ne synojmë të:
- Të shfaqim mënyra të shumta se si aftësitë profesionale mund të ndihmojnë të rinjtë dhe të rriturit për të ‘zbuluar talentin e tyre’ dhe orientuar drejt një aftësimi të ri apo përmiësuar aftësitë e tyre, të fuqisë punëtore, për epokën pas-covid;
- Të nxitsim bashkëpunimin ndërmjet të gjithë aktorëve të rëndësishëm që kontrinuojnë në aftësimin profesional, sic janë shkollat dhe qendrat profesionale, biznesi, institucionet qendrore dhe lokale, shoqëria civile dhe komuniteti i gjerë, etj;
- Të promovojmë talentet e reja në fusha të ndryshme dhe t’i mbështesë ato në ofrimin e mundësive të njohjes dhe rrjetëzimit me aktorë të rëndësishëm të punësimit dhe sipërmarrjes;
- Të ndërgjegjësojmë të rinjtë për rëndësinë e zhvillimit të aftësive të tyre për t’u integruar lehtësisht në tregun e punës apo në sipëmarrje duke krijuar mundësi njohje të praktikave të mira;
- Të informojme të rinjtë por edhe publikun e gjerë në lidhje me tregun e punës dhe tendencat e ardhshme në botën e punës;
- Të nxisim risitë në arsimin dhe aftësimin profesional, duke promovuar rëndësinë e tyre në sistemin arsimor profesional në kohët e zhvilimeve globale dhe revolucionit teknologjik
Programi i Javës së Aftësive Shqiptare 2021 është i larmishëm dhe do të përfshijë:
Për më shumë informacion vizitoni rrjetet sociale të Albanian Skills, si dhe website: https://www.albanianskills.org