
Laboratori Rinor të Ballkanit Perëndimor
Vazhdon puna në kuadër të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor.
Këtë herë takimi rajonal i mbajtur në Shkup në datën 17 Shkurt 2022, kishte një fokus të veçantë tek bashkë-kryesuesit rinor të grupeve të punës (youth co-chairs). Kongresi Rinor Kombëtar përfaqësohet në këtë iniciativë nga përgjegjësia e hulumtimit, Znj.Enxhi Lipa e cila së bashku me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj.Bora Muzhaqi janë duke udhëhequr grupin e punës për Shqipërinë, në edicionin e parë të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor dedikuar punësimit të të rinjve.
Tashmë Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (Regional Cooperation Council) ka vijuar punën me edicionin e dytë të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor mbi çështjen e shëndetit mendor tek të rinjtë, një problematikë e cila është theksuar nga të gjithë aktorët dhe përfaqësuesit në nivel rajonal, si një ndër nevojat më të mëdha të të rinjve sidmos pas situatës pandemike të Covid-19.
Ky takim, u mbajt veçantërisht për të ndarë eksperiencat midis bashkë-kryesuesve rinorë të grupeve të punës (youth co-chairs) nga edicioni i parë dhe i dytë i kësajë nisme, jo vetëm për të ndarë sfidat kryesore dhe praktikat e mira, por edhe për te reflektuar më tej mbi metodologjinë, vijimësinë dhe për të lidhur ura komunikimi midis përfaqësuesve të rinj, të cilët sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre në edicionin e dytë.
Gjithashtu pjesë e këtij takimi ishin Znj. Maja Handziska Trendafilova, Drejtor i Departamentit të Programeve; Z.Ognjen Markovic, Lider i Projektit të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor dhe Znj.Petra Balazic, Këshilltare Politike pranë Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC). Ata përgëzuan përfaqësuesit rinor të grupeve të punës dhe shprehen suportin e tyre të vazhdueshëm në kuadër të punës që 6 ekonomitë e rajonit po zhvillojnë në kuadër të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor.
Dëshiron të informohesh më tepër mbi ecurinë e kësaj iniciative në Shqipëri?
Vizitoni faqen tonë zyrtare @www.krk.al ose na ndiqni në rrjete sociale.
#KRK #WesternBalkansYouthLab #Youth #YouthCo-Charis #YouthEmployment #YouthMentalHealth





