
Thirrje Për Ofertë
Kërkesë për ofertë për sherbimet: “Digital marketing”, “Display Ads for a grant
scheme”, “Print advertisement” dhe “Design Expert” në kuadër të projektit: ‘Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!’
Shtrirja e shërbimit: Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan
Shtrirja kohore e shërbimit: Prill 2025-Dhjetor 2026
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 30 Mars 2025
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Rruga Abdyl Frashëri, pall 11. shkalla 5, ap.4, Tiranë
Drejtuar:
Të gjitha subjekteve të interesuara që ofrojnë shërbime të marketingut dixhital, reklamim online dhe në media te shkruara dhe sherbime dezijni per prodhimi e materialeve vizuale sipas nevojave te projektit. Subjekti fitues do të jetë në komunikim të ngushtë me stafin e projektit si dhe do të raportojë sipas templatave dhe të dhënave të kërkuara nga stafi në përmbushje të detyrimeve të projektit.
Përshkrimi i shërbimit të kërkuar:
Projekti “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!” synon të forcojë sektorin kulturor për të rinjtë, duke promovuar përfshirjen dhe qasjen e barabartë. Projekti zgjat nga janari 2025 deri në dhjetor 2026 dhe financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të fondeve IPA III.
Në kuadër të projektit ‘Culture Can Make It!’ Kongresi Rinor Kombëtar fton kompanitë/subjektet e interesuara të dërgojnë ofertat e tyre për:
- Zbatimin e 2 fushatave të marketingut dixhital (social media advertising, krijim përmbajtjeje, menaxhim fushate);
- Zbatimin e 2 fushatave të display ads për promovimin e skemës së granteve (vendosje reklame, dizajn dhe përmbajtje, menaxhim fushate);
- Realizimin e 2 fushatave të reklamimit në media të shkruara (reklamim në gazeta/revista, krijim grafik, postera etj.);
- Dizajnimi i materialeve vizuale. Krijimi i dizajneve cilësore që përputhen me identitetin vizual dhe nevojat e komunikimit të projektit, duke përfshirë materiale për evente, prezantime dhe fushata promovuese.
Dokumentacioni i Kërkuar
- Propozimi teknik:
Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë:
- Ekstraktin e regjistrimit të biznesit (QKB ose dokument ekuivalent)
- Deklaratë mbi përmbushjen e detyrimeve tatimore.
- Profil biznesi dhe portofol me pune te ngjashme.
- Propozimi financiar
Oferta financiare sipas Formatit të Ofertës.
Dorëzimi i Dokumentacionit:
Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga eksperti aplikues, me mbishkrimin: “Kontraktimi për shërbimet: “Digital marketing”, “Display Ads for a grant
scheme”, “Print advertisement” dhe “Design Expert” në kuadër të projektitt “Culture can Make it!”.
Brenda zarfit të jenë të vendosur dy zarfa të veçantë:
- Propozimi Teknik (zarfi 1)
- Propozimi Financiar (zarfi 2)
Përzgjedhja e ofertës fituese
Vlerësimi do të kryhet sipas kritereve të mëposhtme:
- Vlerësimi Teknik (50 pikë):
- Eksperiencë e mëparshme relevante (deri në 50 pikë):
- Vlerësimi Financiar (50 pikë):
- Oferta financiare (deri në 50 pikë, sipas balancës mes cilësisë/eksperiences dhe kostos).
Oferta fituese do të shpallet duke vlerësuar balancën më të mirë ndërmjet cilësisë dhe çmimit të ofruar.
Për çdo paqartësi ose kërkesë për sqarim, subjektet e interesuara mund të kontaktojnë deri më 29 mars 2025.