
THIRRJE PËR OFERTË
Kërkesë për ofertë për Sherbimet “Video making” dhe “Photograph covering all the events/grant projects” në kuadër të projektit: ‘Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!’
Shtrirja e shërbimit: Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan
Shtrirja kohore e shërbimit: Prill 2025-Dhjetor 2026
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 30 Mars 2025
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Rruga Abdyl Frashëri, pall 11.shkalla 5, ap.4, Tiranë
Drejtuar
Të gjitha subjekteve të interesuara që ofrojnë shërbime të fotografimit profesional dhe prodhimit të videove promovuese dhe dokumentuese, të cilat do të përdoren për raportim, promovim, dhe rritjen e dukshmërisë së projektit. Subjekti fitues do të jetë në komunikim të ngushtë me stafin e projektit dhe do të raportojë sipas kërkesave dhe templatave të përcaktuara. Subjekti fitues do të jetë në komunikim të ngushtë me stafin e projektit si dhe do të raportojë sipas templatave dhe të dhënave të kërkuara nga stafi në përmbushje të detyrimeve të projektit.
Përshkrimi i shërbimit të kërkuar
Projekti “Culture can Make it! Connecting the dots towards a more inclusive sector for young people!” synon të forcojë sektorin kulturor për të rinjtë, duke promovuar përfshirjen dhe qasjen e barabartë. Projekti zgjat nga janari 2025 deri në dhjetor 2026 dhe financohet nga Bashkimi Evropian.
Në kuadër të projektit ‘Culture Can Make It!’ Kongresi Rinor Kombëtar fton kompanitë/subjektet e interesuara të dërgojnë ofertat e tyre për:
- Prodhimin e 3 videove promovuese dhe dokumentuese për veprimtaritë e projektit. Çdo video do të përfshijë fazën e para-produksionit (konceptim dhe skenar), xhirimin profesional me pajisje dhe staf të specializuar, si dhe post-produksionin (montazh, dizajn audio dhe grafik), duke siguruar një produkt final cilësor në përputhje me objektivat e projektit.
- Sherbim fotografie te realizuar në të gjitha aktiviteteve kryesore për të dokumentuar vizualisht veprimtaritë, pjesëmarrësit dhe momentet kyçe. Shërbimi përfshin përpunimin profesional të imazheve (editing & retouching) për përdorim në formate të ndryshme dhe dorëzimin e tyre në cilësi të lartë. Të gjitha të drejtat e përdorimit të fotove do t’i kalojnë projektit, duke garantuar përdorim të pakufizuar në të gjitha platformat.
Dokumentacioni i Kërkuar
- Propozimi teknik:
Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë:
- Ekstraktin e regjistrimit të biznesit (QKB ose dokument ekuivalent)
- Deklaratë mbi përmbushjen e detyrimeve tatimore.
- Profil biznesi dhe portofol me pune te ngjashme.
- Propozimi financiar
Oferta financiare sipas Formatit të Ofertës.
Dorëzimi i Dokumentacionit
Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga eksperti aplikues, me mbishkrimin: “Kontraktim për shërbime fotografie dhe prodhimi videosh në kuadër të projektit “Culture can Make it! “. Brenda zarfit të jenë të vendosur dy zarfa të veçantë:
- Propozimi Teknik (zarfi 1)
- Propozimi Financiar (zarfi 2)
Përzgjedhja e ofertës fituese
Vlerësimi do të kryhet sipas kritereve të mëposhtme:
Vlerësimi Teknik (50 pikë):
Eksperiencë e mëparshme relevante (deri në 50 pikë):
Vlerësimi Financiar (50 pikë):
Oferta financiare (deri në 50 pikë, sipas balancës mes cilësisë/eksperiences dhe kostos).
Oferta fituese do të shpallet duke vlerësuar balancën më të mirë ndërmjet cilësisë dhe çmimit të ofruar.
Për çdo paqartësi ose kërkesë për sqarim, subjektet e interesuara mund të kontaktojnë deri më 29 mars 2025.