Infografika 5: Sfidat e NEET të rinjve në Shqipëri
Të rinjtë NEET nuk përfshihen si një target grup specifik në dokumentet kryesore strategjike që trajtojnë papunësinë e të rinjve në nivel kombëtar. Për më tepër, një nga sfidat më të mëdha të kësaj kategorie është mungesa e të dhënave periodike dhe mungesa e një sistemi gjurmues sistematik që lejon identifikimin, kategorizimin dhe prodhimin e analizave dhe raporteve të përditësuara, të cilat janë thelbësore për të identifikuar dhe adresuar siç duhet nevojat dhe sfidat e tyre. Bazuar në draftin e Planit të Zbatimit të Garancisë Rinore në Shqipëri, popullsia NEET në Shqipëri përfaqëson rreth 28% të popullsisë së re midis 15 dhe 29 vjeç. Duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë NEET në vitin 2020 dhe bazuar në ndarjen standarde të përdorur në ushtrimet e raportimit të Garancisë për Rininë në nivel të Bashkimit Evropian (15-24 dhe 25-29), 60% e NEET-ve të rinj.
Gjithashtu, në të njëjtin raport thuhet se sipas nivelit arsimor, shumica e të rinjve NEET në Shqipëri nuk kanë më shumë se një nivel arsimor mesatar (76% duke marrë parasysh ata me arsim të ulët dhe të mesëm).
Megjithatë, disa institucione publike të ngarkuara për punësimin dhe aftësitë në Shqipëri deri më tani, nuk kanë hartuar asnjë politikë apo program që synon në mënyrë specifike të rinjtë NEET.