Eventi Lanҫues: Laboratori i Ballkanit Perëndimor në Shqipëri

U zhvillua në datën 20 Tetor, eventi zyrtar lanҫues i iniciativës së Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Ky event mblodhi së bashku përfaqësues nga aktorë të ndryshëm duke përfshirë institucionet shtetërore, organizata të shoqërisë civile, biznese, të rinj, aktivistë dhe ekspertë. Qëllimi i këtij eventi ishte prezantimi i grupit dhe planit të punës për krijimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës, si dokumenti i parë strategjik në nivel kombëtar që synon të adresojë në mënyrë të dedikuar sistemin aktual të tranzicionit në vendin e punës.

Ky dokument do të përmbajë tre komponentë kryesorë:

  • Pasqyra e problematikave dhe dokumentave kryesorë strategjik në nivel kombëtar
  • Hartëzimi i aktorëve dhe iniciativave kryesore që janë aktualisht në implementim lidhur me sistemin e tranzicionit të të rinjvë në vendin e punës
  • Krijimi i rekomandimeve dhe udhëzimeve për aktorët kryesorë me qëllim përmirësimin e situatës aktuale dhe krijimin e një sistemi funksional tranzicioni nga shkolla në vendin e punës në vijim

Pjesë e fjalës hapëse të këtij eventi ishin:

Ognjen Markovic, Lider Projekti dhe përfaqësues i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (Regional Cooperation Council). Gjatë fjalës së tij, Z.Markovic, theksoi se punësimi rinor është një ndër problematikat më shqetësuese për të rinjtë jo vetem në Shqipëri por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shprehu vullnetin e vazhdueshëm pozitiv të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC) për të kontribuar mbi këtë ҫështjë në rajon dhe përgëzoi grupin e punës në Shqipëri për punën e kryer deri tani.

Znj. Xheni Sinakoli, Përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Znj.Sinakoli theksoi se rinia është një nga shtyllat prioritare të punës së Delegacionit në Shqipëri ku suporti teknik dhe financiar është përkthyer në programe të dedikuara si: Erasmus+, Instumenti i Para Aksesimit (IPA), Jean Monet, programe te Mobilitetit etj. Një ndër investimet më të mëdha që pritet të kryhet lidhur ngushtë me ҫështjen e punësimit rinor është iniciativa e Garancisë Rinore, me qëllim ofrimin e punësimit cilësor për të rinjtë duke përfshirë edukimin, trajnimin, punësimin dhe praktikat profesionale.

Znj. Bora Muzhaqi, Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët dhe bashkë kryesuese e grupit të punës për Shqipërinë, shprehu se rinia është në fokusin e saj jo vetëm në kuadër të kësaj iniciative por gjatë punës së saj të përditshmë, duke qenë se për herë të parë në Shqipëri po hartohet një strategji e dedikuar për Rininë në periudhën 2022-2029. Ajo theksoi se Udhërrëfyesi Kombëtar për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës shërben si një hap paraprak për ndërtimin e Strategjisë së Rinisë dhe theksoi se problematikat kryesore që kanë dalë gjatë procesit të konsultimit të këtij Udhërrëfyesi, do të pasqyrohen edhe në dokumentin final të strategjisë.

Pjesë e panelit të diskutimit ishin: Znj.Genta Prodani, Ministria e Ekonomisë dhe Financave; Z.Elira Demira, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit; Z.Mirdaim Axhami, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës; Znj.Ana Zacharian, AlbanianSkills dhe Znj.Zhulieta Harasani, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Problematkat kryesore të identifikuara gjate panelit përfshijnë:

-Mospërputhja e kurrikulave në shkolla me kërkesën e tregut të punës

-Orjentimi i karrierës

-Digjitalizimi dhe aftësitë e reja te shekullit 21

-Aksesi i barabartë në edukim, trajnim dhe punësim i të rinjve në zona rurale

Gjatë këtij eventi u zhvillua edhe diskutim në grupe pune, me qëllim konsultimin e problematikave dhe përcaktimin e prioriteteve kryesore që do të përfshihen tek Udhërrëfyesi Kombëtar për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës.

Kjo iniciativë implementohet nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) me suportin e Bashkimit Evropian (EU). Pjesë e grupit të ekspertëve për Shqipërinë janë: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Kongresi Rinor Kombëtar, Rrjeti Profesionistëve të Rinj dhe Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri.

(EN) Kick Off Event

On 2th of October, the official Kick Off event of Western Balkans Youth Lab in Albania took place. This event gathered different representatives coming from government institutions, civil society organizations, businesses, activists and experts. The aim of this event, was to present the team and working plan on creation of National Youth RoadMap from School to Job Transition System, as the first strategic document in national level aiming to tackle and address the issues of the transition system in workplace in a dedicated way.

This document will include three main components:

  • An overview of issues and main strategic document that exist in national level
  • Mapping of main actors and initiatives that are being implemented related to transition system in work place
  • Creating recommendation and guidance for main actors aiming to improve the current situation and create a functional transition system from school to job place in Albania

The opening remarks of this event were delivered from:

Mr. Ognjen Markovic, team leader and representative of Regional Cooperation Council (RCC). During his speech, Mr.Markovic, emphasized that youth employment is one of the main issues that youth face not only in Albania but in whole region of Western Balkans. He expressed the continuous positive will of Regional Cooperation Council to contribute on this topic in the region and congratulated the working group in Albania for the job they have done so far.

Ms. Xheni Sinakoli, representative of EU Delegation in Albania. Ms.Sinakoli emphasized that youth is one of the main priorities aof the Delegation in Albania where technical and financial support is translated into concrete programs such as: Erasmus+, Instrument of Pre Accession, Jean Monet and mobility programs. One of the biggest investments that is going to be implemented, closely related to youth employment is the Youth Guarantee initiative, aiming to offer quality jobs for youngsters including education, training, employment and traineeships.

Ms. Bora Muzhaqi, Minister of State for Youth and Children and co-chair of pool of experts in Albania, declared that youth is in her focus not only in the framework of this initiative but during her daily work as for the first time in Albania there is a dedicated Youth Strategy that is being drafted for the period 2022-2029. She emphasized that National Youth RoadMap from School to Job Transition System serves as a preparatory step toward the creation of Youth Strategy, as the main issues that are arose during the consultation process of this Roadmap, will be reflected in Youth Strategy document.

Part of discussion panel were also: Ms. Genta Prodani, Ministry of Finance and Economy; Ms.Elira Demira, National Agency of Employment and Skills; Mr.Mirdaim Axhami, Faculty of Economy; Tirana University;  Ms.Ana Zacharian, Albanian Skills and Ms.Zhulieta Harasani, International Labor Organization (ILO).

Main issues that were identified during this panel were:

 nconsistency of school curricula with the demand of the labor market

-Career orientation

-Digitalization and new skills of the 21st century

-Equal access to education, training and employment of young people living in rural areas

During this event, a discussion was held in working groups, in order to consult the issues and determine the main priorities that will be included in the National Roadmap for the Transition of Youth from School to Labor Market.

This initiative is implemented by the Regional Cooperation Council (RCC) with the support of the European Union (EU). Part of the group of experts for Albania are the Ministry of Education and Sports, Ministry of State for Youth and Children, National Youth Agency, National Youth Congress, Young Professionals Network and the Albanian National Youth Network.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved