Eko-Sipërmarrja e të Rinjve për të Ardhmen e Ekonimisë së Gjelbër
U zhvillua në datën 13 Mars takimi i parë strategjik me 12 koordinatorët lokalë në kuadër të programit mbi Dialogun dhe Bashkëpunimin Ndërinstitucional me suportin e plotë të Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri. Këtë vit, në kuadër të përmbushjes së Planeve Vendore të Rinisë 2019-2023, Kongresi Rinor Kombëtar ka vendosur të hap kapitullin e mjedisit si një nga çështjet me rëndësi globale dhe fokus të veçantë nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare siç është Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Agjenda e Gjelber Europiane, dy dokumenta të rëndësishëm strategjikë në nivel ndërkomëtar për zgjidhjen e problemeve mjedisore brenda dy dekadave të ardhshme.
Për ta lidhur me iniciativën e vitit të kaluar mbi punësimin rinor, Kongresi Rinor Kombëtar ka vendosur ta ndërthur kapitullin e mjedist me atë të punësimit duke vënë theksin tëk punët, aftësitë dhe sipërmarrjet e gjëlbërta si menyra më e qëndrushme për zhvillimin e ekonomisë lokale.
Eko-Sipërmarrja e të Rinjve për të Ardhmen e Ekonimisë së Gjelbër (Youth Eco-Entrepreneurship for Future of Green Economy) është nisma që ne do të zhvillojmë gjatë 2021 duke ngritur kapacitetet e skuadrës sonë të 12 koordinatorëve lokale, duke zhvilluar takime të dedikuara me fokus grupet dhe me përfaqësues të administratës publike me qëllim adresimin e problemeve mjedisore dhe angazhimin e të rinjve në aksione konkrete mbi mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit në komunitetet lokale.
Pikat kyçe të diskutimit të këtij takimi ishin: ndarja e informacionit dhe një pasqyre të detajuaj mbi çështjet mjedisore në 12 qarqe të vendit, ndarja e eksperiencave dhe praktikave të mira nga bashkëpunimi me pushtetin vendor, zhvillimi I analizës SWOT mbi kapacitetet e skuadrës së 12 koordinatorëve lokal dhe ndarja e detyrave përgjat zhvillimit të nismës deri në fund të 2021.
“Mendo Globalisht, Vepro Lokalisht” është motoja e skuadrës sonë për këtë vit.