Kongresi Rinor Kombëtar ishte pjesë e ceremonisë së hapjes së Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2024, titull të cilin e mban qyteti i Gentit në Belgjikë. Nën moton “Ne jemi qyteti” kolegët tanë në Gent hapën kështu vitin e tyre të rinisë në një ceremoni të zhvilluar në praninë e qindra të ftuarve.

Gjatë vizitës tonë tre ditore në Gent patëm mundësinë të takojmë kolegët tanë të skuadrave të titullit EYC të qyteteve Amiens EYC 2020, Klaipeda EYC 2021Lublin EYC 2023, Gent EYC 2024, Lviv EYC 2025, Tromso EYC 2026 si dhe Forumin Rinor Evropian.

Vizita nisi me një pritje zyrtare nga Zëvendës Kryetarja e Bashkisë Gent për Rininë, znj. Hafsa El-Bazioui e cila gjatë mirëseardhjes theksoi para të ftuarve rëndësinë e angazhimit rinor dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve dhe organizatave që punojnë me të rinjtë si shtyllat themelore të programit që titulli “Kryeqyteti Evropian” sjell

Të nesërmen, bashkë me kolegët e qyteteve prezente KRK ishte pjesë në një debat të bashkëorganizuar nga Forumi Rinor Evropian. Në këtë debat u diskutua midis të ftuarve fushata mbi uljen e moshës së votimit në 16 vjec në Europë. Në debat ishin të ftuar politikanë si zn. Sara Matthieu – Deputete e Parlamentit Europian dhe Sigrid Bjørnhaug Hammer -Zëvendës kryetare e Bashkisë Tromsø, Norvegji. Po ashtu, znj Maria Rodriguez Alcázar (President Of The European Youth Forum), Sara Matthieu (Member of the European Parliament), Jef Druyts (European Youth Parliament Belgium), Illia Gallilpoor (Presedent of the Ghent EYC Young Board), Arwen Boullez (Youth Council Ghent), Reinout Vermaercke (European Youth Representative Flemish Youth Council).

Pas këtij debate u mbajt dhe ceremonia e hapjes e organizuar në teatrin e qytetit. Kjo ceremoni solli bashkë një sërë aktesh artistike, dha mesazhet të forta për të drejtat e njeriut, gjithëpërfshirjen dhe aktivizmin rinor.

Kjo vizitë u mbyll me një event rrjetëzimi mes 7 qyteteve EYC, EYF-së dhe të rinjve nga Genti. Në këtë workshop diskutuam cështjet e interest të përbashkët dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë për politikat dhe nismat rinore në nivel rajonal dhe Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved