Bashkëpunimi dhe Dialogu Institucional
Vijon puna në përmbushje të Planeve Lokale për Rininë.
Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung ka nisur punën përgjatë vitit 2022 në kuadër të programit Bashkëpunimi dhe Dialogu Institucional.
Në këtë kuadër, në 5 Mars, në ambientet e Hotel Sokrat, zhvilluam workshopin e parë strategjik me 12 koordinatorët lokal të @Kongresit Rinor Kombëtar.
Ky workshop nisi me prezantimin e punës përgjatë 2021 dhe zhvillimeve kryesore përsa i përket politikave rinore në nivel lokal në 12 qarqe të Shqipërisë.
Sesioni i dytë, ju dedikua zhvillimit të analizës SWOT me qëllim identifikimin e pikave të forta dhe të dobta të grupit dhe performancës së tyre gjatë 2021 me qëllim përmirësimin e sfidave dhe maksimizimin e punës së secilit koordinator.
Si çdo vit, sesioni përmbyllës ju dedikua punës në grupe ku ekipi i koordinatorëve u nda ne 3 grupime në varësi të ekspertizës dhe profilit të tyre. Këto grupe synojnë rritjen e kapaciteteve, rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit midis koordinatoreve, ndarjen e eksperiencave dhe përmbushjen e objektivave të ekipit për 2022. Këto grupe janë: grupi i shkrimit të projekteve dhe ngritjes se fondeve; grupi i punës kërkimore dhe grupi i komunikimit.
Si rrjedhoje e punës së vitit të kaluar mbi politikat e gjelberta, transformimin socio-ekologjik dhe ndërtimin e manualeve të klimës për bashkitë, puna e koordinatoreve do të konsistojë në hartëzimin dhe promovimin e aktorëve dhe iniciativave aktuale që funksionojnë mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.