Nga kërkimi tek mundësitë reale për të rinjtë!
Të rinjtë sot jetojnë në një realitet plot mundësi, por shpesh pa udhëzime të qarta për t’i rrekur
ato. Informacionet mbi punësimin, arsimin, bursat apo mobilitetet janë kudo, por shpesh të
pakoordinuara dhe jo gjithmonë të aksesueshme. Në këtë kontekst, Digipath, lindi si një
përpjekje për të ndërtuar ura mes të rinjve, institucioneve, arsimit dhe tregut të punës.
Zhvilluar si një projekt bashkëpunimi ndërkufitar në vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit
Perëndimor, ky projekt kishte një qëllim të qartë: të kuptojë më mirë realitetin e të rinjve dhe ta
përkthejë atë në zgjidhje digjitale konkrete.


Kërkimi si pikënisje
Në qendër të DigiPath është kërkimi. Ndaj, përmes një procesi hartëzimi kombëtar, u analizua
mënyra se si të rinjtë i qasen sot mundësive për arsimim, punësim dhe zhvillim profesional, si
dhe roli që luajnë aktorët e ndryshëm në këtë ekosistem.
Kërkimi u bazua në një sërë instrumenta analitikë dhe metodologjikë duke filluar nga analiza të
politikave dhe programeve ekzistuese, anketat online, intervistat e thelluara me aktorë
institucionalë dhe të shoqërisë civile, si edhe fokus-grupe me të rinj nga profile të ndryshme. Kjo
qasje bëri të mundur të mbidheshin jo vetëm të dhëna, por edhe përvoja, pritshmëri dhe
problematika reale, të dhëna të cilat vërtetuan edhe njëherë se të rinjtë kanë nevojë për
informacion të qartë dhe të besueshëm, për orientim profesional më të fortë dhe për mjete
digjitale që nuk janë vetëm informuese, por edhe lehtësisht të përdorshme dhe të aksesueshme.

Nga gjetjet tek zgjidhja digjitale
Gjetjet e projektit u shndërruan në bazën mbi të cilën u ndërtua platforma digjitale DigiPath, e
cila u projektua si një hapësirë që lidh mundësitë me njerëzit dhe sektorët me njëri-tjetrin. Punë,
praktika, bursa, mobilitete, programe mësimi joformal dhe zhvillimi aftësish digjitale u
organizuan në mënyrë të qartë dhe të navigueshme, duke pasur parasysh mënyrën se si të rinjtë
kërkojnë informacion. Thënë kjo, DigiPath nuk ishte vetëm një projekt digjital, por një proces
bashkëpunimi, i cili përmes tryezave ndërsektoriale, eventeve kombëtare dhe aktiviteteve të
shpërndarjes, krijoi hapësira dialogu mes institucioneve publike, akademisë, organizatave rinore,
sektorit privat dhe vetë të rinjve.
Sot, DigiPath është më shumë se një platformë. Ai është kthyer një model pune, i bazuar në
kërkim, dëgjim dhe bashkë-krijim. Rezultatet e projektit dhe mjeti digjital i zhvilluar do të vijojnë
të përdoren nga organizata rinore dhe aktorë të tjerë si një pikë reference për orientim,
bashkëpunim dhe ndërtim politikash më të ndjeshme ndaj nevojave reale të të rinjve. Sepse
rrugëtimi i të rinjve drejt mundësive nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por ka nevojë për më
shumë qartësi. Dhe DigiPath u përpoq të ishte pikërisht kjo: një hartë më e qartë për të ecur
përpara.


Për të mësuar më shumë mbi projektin, mund të vizitoni faqen: https://digipath4eu.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved