Hapësirat për të rinjtë po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në mbarë Europën. Nga qendrat kulturore te hapësirat multifunksionale, ato po shndërrohen në vende ku të rinjtë mësojnë, ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe ndërmarrin rol aktiv në komunitet. Këto hapësira luftojnë diskriminimin, nxisin krijimtarinë dhe sjellin energji të reja si në qytete, ashtu edhe në zonat rurale.
Për të mbështetur këtë zhvillim, tetë organizata nga Italia, Spanja, Rumania, Holanda, Franca, Suedia dhe Shqipëria janë bashkuar në “Youngspace”, një projekt i ri i Interreg Europe dhe për katër vitet e ardhshme, partnerët do të shkëmbejnë ide, do të testojnë qasje inovative dhe do të përmirësojnë politikat që e bëjnë infrastrukturën rinore më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
“Youngspace” synon të ndërtojë një rrjet europian që lidh autoritetet publike, universitetet, organizatat rinore dhe komunitetet lokale, me qëllim që hapësirat rinore të kthehen në nxitës të inovacionit social dhe pjesëmarrjes aktive. Pikërisht këtë rëndësi e thekson edhe Kongresi Rinor Kombëtar, partneri shqiptar në projekt, për të cilin:
“Youngspace është një mundësi strategjike për të ndërtuar modele të reja hapësirash që i japin zë dhe rol të rinjve në komunitetet e tyre. Ky projekt na ndihmon të forcojmë politikat rinore dhe të sjellim praktika europiane në Shqipëri.” Hapësirat rinore në shumë vende europiane ofrojnë mjedise të sigurta, mbështetje profesionale dhe mundësi për zhvillim aftësish, sipërmarrje dhe angazhim qytetar, duke ndikuar pozitivisht në jetën e të rinjve dhe komuniteteve.
Eventi lançues u zhvillua në Bari, më 9–10 tetor 2025 dhe koncorsiumi përfshin këta partnerë:
- Rajonin e Pulias, Zyra e Politikave për Rininë, Itali
- Dhomën Zyrtare të Tregtisë së Seviljes, Spanjë
- Bashkinë Alba Iulia, Rumani
- Këshillin Departamental të Bouches-du-Rhône, Francë
- Kongresin Rinor Kombëtar të Shqipërisë
- Hanze University of Applied Sciences Groningen, Hollandë
- Bashkinë e Groningen-it
- University Borås, Suedi
Takimi përfshiu sesione mbi menaxhimin financiar, raportimin, strategjinë e komunikimit dhe një vizitë në “Officina San Domenico”në Andria, e cila shërbeu si një model frymëzimi për krijimtarinë dhe përfshirjen. Youngspace synon të tregojë se hapësirat rinore janë më shumë se struktura fizike: ato janë laboratorë pjesëmarrjeje, motorë krijimtarie dhe ura drejt një Europe më gjithëpërfshirëse.
Për më shumë informacion, klikoni në: www.interregeurope.eu/youngspace










