Kërkesë për shërbim “Staf për Performancën Artistike për eventin “Tirana Pride Big Concert”
“Closing Manifesto” është finalizimi i projektit Artivist Stafetë, i cili do të zbatohet gjatë një periudhe 3 mujore (mars- qershor 2023) nga Kongresi Rinor Kombëtar në partneriteti me Nisma ARSIS dhe Neë Policy Group. Qëllimi i këtij projekti është organizimi i eventeve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në muajin maj, si dhe me aktivitete artistike ku do të shfaqen produktet e krijuara nga ciklet e mëparshme të këtij projekti si filma, podkaste dhe storrytelling. Ky projekt mundësohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet organizatave OMSA, Act for Society dhe MasterPeace.
Në kuadër të organizimit të eventit kërkojmë të prokurojmë shërbimin “Staf për Performancën Artistike për eventin “Tirana Pride Big Concert’’, për 5 këngëtarë dhe 1 DJ, me të dhënat dhe specifikimet e përcaktuara bashkëlidhur kësaj kërkese për ofertë, me fond limit: 227. 210 lekë bruto.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën e tyre, së bashku me dokumentacionin si më poshtë:
• Kopje të ekstraktit të subjektit;
• Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime Bashkiake;
• Oferta ekonomike e ndarë sipas zërave të ftesës për ofertë dhe në total;
• Të dhënat e sakta të personit të kontaktit.
Mospaqaqitja e dokumentave të kërkuar përbën kusht për skualifikim.
Ofertuesi merr përsipër transportin, montimin, shërbimin përgjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit, çmontimin dhe largimin e pajisjeve.
Për të mësuar më shumë mbi thirrjen dhe dokumentacionin që duhet dorëzuar ju lutemi të klikoni në dokumentat bashkëlidhur: