Kongresi Rinor Kombëtar mori pjesë në takimin e rradhës të projektit YOUNGSPACE, i zhvilluar në Sevilje, Spanjë, i cili mblodhi partnerë dhe aktorë nga disa vende europiane për të shkëmbyer njohuri dhe praktika mbi menaxhimin dhe zhvillimin e hapësirave kulturore të dedikuara për të rinjtë.
I organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Seviljes dhe Bashkia e Seviljes, takimi u fokusua në modele inovative për menaxhimin e hapësirave kulturore për të rinjtë dhe në forcimin e rolit të tyre në formësimin e ekosistemeve kulturore lokale. Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë se si kultura, edukimi dhe sipërmarrja mund të kontribuojnë në krijimin e mjediseve më gjithëpërfshirëse për pjesëmarrjen dhe krijimtarinë e të rinjve.


Gjatë vizitës studimore, partnerët e projektit u njohën me iniciativa lokale që tregojnë se si traditat kulturore, programet edukative dhe organizatat komunitare mund të nxisin angazhimin e të rinjve dhe kohezionin social.


Për Kongresin Rinor Kombëtar, ky shkëmbim përfaqëson një mundësi për të sjellë në Shqipëri perspektiva dhe ide të reja, veçanërisht në drejtim të forcimit të pjesëmarrjes së të rinjve në hapësirat kulturore dhe komunitare.


KRK mbetet i përkushtuar për të ndërtuar lidhje më të forta mes të rinjve, institucioneve kulturore dhe politikave publike që fuqizojnë të rinjtë në Shqipëri dhe në rajonin europian.
Përmes iniciativave si YOUNGSPACE, KRK vazhdon të kontribuojë në bashkëpunimin europian dhe në zhvillimin e hapësirave gjithëpërfshirëse ku të rinjtë mund të mësojnë, të krijojnë dhe të udhëheqin.

National Youth Congress (NYC) is a youth umbrella organization – a union of youth organizations, informal groups, youth forums of political parties.

Contact info

Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania

Subscribe newsletter

    © 2023 Concept Marketing Albania, All Rights Reserved