Youth and Elections 2021

Në kuadrin e iniciativës “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me Friedrich Ebert Stiftung dhe Konrad Adenauer Stiftung, në një partneritet me EuroNews Albania, po hap thirrjen për të zgjedhur 12 të rinj aktivë me përvojë në debate. Këta të rinj do të ndjekin Akademinë e Edukimit Politik dhe zgjedhor e më pas do të paraqiten në episodet e debateve televizive në Euronews Albania përballë kandidatëve për anëtarë të parlamentit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Për këtë arsye, nëse jeni një i ri energjik dhe i motivuar, keni në qëndër të mendimit tuaj vlerat themelore demokratike, idetë dhe besimet që e bëjnë një shoqëri të drejtë, duke përfshirë vendimmarrjen demokratike, lirinë e fjalës, drejtësinë sociale, barazinë dhe ndër të tjera integritetin, atëherë kjo është platforma e duhur për ju.

Pjesëmarrja juaj do t’ju sjellë:

  • Ndikim të drejtpërdrejtë të mendimit, veprimtarisë dhe potencialisht të politikave që kandidatët do të zbatojnë nëse zgjidhen;
  • Njohuri të vlefshme për t’u bërë një individ kontribues në shoqëri;
  • Aftësi të thelluara të mendimit kritik, komunikimit, debatimit, zbatimit të mendimit tuaj, etj;

Për të marrë pjesë dhe për t’u bashkuar me këtë mundësi, duhet të jeni:

  • Një i/e ri/re midis moshës 21 dhe 29 vjeç;
  • Me përvojë në debate;
  • I/e diplomuar minimalisht në arsimin e mesëm;
  • Një i ri me përvojë dhe eksperiencë të provuar aktivizmi në komunitet, levizje rinore, organizata të shoqërisë civile, forume rinore të partive politike, këshilla studentorë ose aktivizëm brenda shkollave apo mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar;

Nëse PO atëherë TANI është momenti për të aplikuar!

Ju lutemi plotësoni formularin e bashkangjitur në adresën vijuese dhe dërgoni një video ku prezantoni veten dhe motivin e aplikimit duke përfshirë të dhëna mbi edukimin, punësimin dhe eksperiencat në aktivizëm dhe debate në 1-3 minuta në info@krk.al

Shpjegim:  Thirrja do të jetë e hapur për 7 ditë, dhe mënjëherë pas mbledhjes së jurisë dhe vlerësimit, do t’ju komunikohet rezultati.

Para zhvillimit të puntatave të debateve televizive do të zhvillohet Akademia e Edukimit Politik gjatë dy fundjavave të fundit të muajit shkurt ku pjesëmarrja e të përzgjedhurve është e detyrueshme.

Data të rëndësisshme:

  • 16 shkurt në mesnatë -> mbyllja e aplikimit
  • 19-20-21 & 26-27-28 shkurt -> datat e Akademisë së Edukimit Politik
  • Mars-Prill -> 6 Episode debatesh televizive