Të Përzgjedhurit

Diana Mjeshtri
Diana Mjeshtri është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Diana Mjeshtri është mbajtëse e diplomës Bachelor në Shkenca Politke, pranë Universitetit të Tiranës. Jashtë dyerve të universitetit, është aktiviste dhe koordinatore projektesh në shoqërinë civile, si dhe hulumtuese në çështjet arsimore.
-Aktualisht ajo i është bashkuar ekipit të Qëndresës Qytetare, ku dhe është autore dhe drejtuse e një podcasti mbi sfidat dhe realitetin e rinisë shqiptare.
-Asparita e saj është që nëpërmjet angazhimit qytetar të ndikoj për ndryshimet e nevojshme në vendin tonë, po ashtu dhe t’i frymëzoj ato.
-Për të është shumë i rëndësishëm roli i individëve në formësimin e rrëfimit publik dhe rrjedhën e ngjarjeve, prandaj beson se nuk duhet të qendrojmë neutral.
-Fushat që zgjojnë interesin e saj janë historia e mendimit politik shqiptar, filozofia politike, poezia dhe arti.

Gevio Tabaku
Gevio Tabaku është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Gevio Tabaku është aktualisht në vitin e 3 të studimeve bachelor në degën “Informatike e Aplikuar”, gjatë vitit 2019, ai ishte një nga të përzgjedhurit e bursës Global UGRAD, dhene nga Departamenti Amerikan i Shtetit, per te studiuar per nje semester ne Universitetin e Maine ne SHBA.
-Gevio eshte Ambasador i te Rinjve Europian, njekohesisht anetar i Grupit Keshillmor Rinor (YAG) prane Prezences se OSBE ne Shqiperi. Ka themeluar portalin online PortaliStudentor.al, i cili i dedikohet te gjithe nxenesve dhe studenteve, si edhe grupimin studentor “Bordi Kombetar Studentor”, i cili ka me shume se 250 studente te anetaresuar prane tij”

Xhuljana Mucaj
Xhuljana Mucaj është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Xhuljana Mucaj është diplomuar për Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës si dhe ka ndjekur paralelisht studimet në degën Administrim Biznesi pranëCanadian Institute of Technology. Aktualisht Xhuljana ushtron profesioninin si Juriste.
-Në shtator 2020, Xhuljana është përzgjedhur si një nga 60 Ambasadorët e Rinj Europian për Ballkanin Perëndimor.Gjithashtu, duke nisur që prej Shkurtit ajo do të jetë pjesë e një prej projekteve të organizuar nga Globsec “Mbi mbështetjen e demokracisë dhe pajtimit në vendet e Ballkanit Perëndimor”
-Ndër fushat për të cilat ka interes janë Metodat Alternative të Zgjidhjeve të Mosmarrëveshjeve (ADR), Shteti i së drejtës, Demokracia.
Beson fort se të rinjtë do të bëhen brezi që do orientojë dhe ndryshojë politikat e një vendi!
Një ndër pasionet e saj është kontributi në mbrojtjen e mjedisit.

Silvana Rusi
Silvana Rusi është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Silvana Rusi është diplomuar si juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe aktualisht ndjek studimet Master në të Drejtë të Bashkimit Evropian pranë Institutit të Studimeve Evropiane.
-Përgjatë formimit të saj akademik, Silvana ka qenë disa herë pjesë e ekipit përfaqësues të Universitetit të Tiranës në kompeticione gjyqesh simuluese prestigjoze rajonale dhe ndërkombëtare të zhvilluara në Tiranë, Budapest dhe Oksford, duke sjellë në Universitetin e Tiranës një sërë çmimesh të para dhe të dyta.
-Prej vitit 2019, Silvana është alumni e programit të shkëmbimit rinor MIRAI – Japonia në Ballkan, si dhe prej tetorit 2020 anëtare e Organizatës Rinore të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNA Albania). Aktualisht ajo ndjek Modulin Jeann Monnet “Për të drejtat e njeriut në Shqipëri në kuadrin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian” dhe është pjesë e edicionit të dytë të Debatit Universitar për Integrimin organizuar nga SCiDEV dhe OSFA.
-Pas një angazhimi 2-vjeçar vullnetar në disa nisma kulturore me fokus edukimin dhe vullnetarizmin në komunitet dhe si kërkuese ligjore për të Drejtën e BE-së pranë Lëvizjes Evropiane në Shqipëri (EMA).
-Silvana punon aktualisht prej dy vitesh e gjysmë në kabinetin e Ministrisë së Drejtësisë dhe vullnetarisht si eksperte ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo synon që përmes formimit të saj individual të kontribuojë në avancimin e agjendës së të drejtave themelore të njeriut në vend, shtetit të së drejtës dhe mirëqenies sociale.

Vilson Blloshmi
Vilson Blloshmi është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Vilson Blloshmi është në përfundim të studimeve për Shkenca Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
-Ai është aktiv në çështjet me interes publik dhe rëndesi në komunitet gjithashtu dhe ka qënë i angazhuar në trajnime dhe konferenca, brenda dhe jashtë vendit.
-Fushat me rëndësi për të janë sistemet politike, histori e mendimit politik, filozofia diplomacia etj.

Marjana Koceku
Marjana Koceku është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Marjana Koceku është studente e shkencave politike dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin “Barleti”. Ajo e ka filluar aktivizmin e saj që në moshën 12 vjecare duke promovuar dhe ndërgjegjësuar rreth të drejtave të fëmijëve, ku dhe ka qenë pjesë e lancimit të një programi radiofonik me organizatën ndërkombëtare “World Vision”.
-Në qendër të aktivizmit të saj janë të rinjtë dhe gratë, si grupet më pak të përfshira në vendimmarrje dhe në jetën publike. Fushat e saj të interesit janë: Të drejtat e njeriut, politika, diplomacia, paqja dhe siguria ndërkombëtare.
-Ka marrë pjesë në disa debate, konferenca dhe workshope brenda dhe jashtë vendit, duke përfaqësuar rininë shqiptare në çështje si: politikat rinore, lidershipi dhe aktivizmi.
-Talentet e saj janë vecanërisht të shkruarit dhe e folura në publik. Artikujt dhe shkrimet e saj janë botuar në blogje dhe gazeta kombëtare dhe rajonale.

Marlin Muça
Marlin Muça është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Marlin Muça, student i Fakultetit të Drejtësisë Universiteti i Tiranës. Aktualisht ndjek studimet master për të Drejtën Publike. Prej vitesh i angazhuar në shoqërinë civile, pjesë e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe European Democrasy Youth Network.
-Njohës i politikës së jashtme dhe editorialist në median online Faktor.al. Anëtar i rrjetit të profesionistëve “Zëri i Integrimit”. Pjesëmarrës i Edicionit të parë dhe të dytë të Debatit Universitar për Integrimin, organizuar nga SCIDEV dhe OSFA.
-Marlini ka qenë një ndër organizatorët e protestave studentore në vitin 2018 dhe pjesëmarrës aktiv në kauzën e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.
-Pasioni i tij është libri dhe studimi i politikës së jashtme dhe filozofisë politike.

Lorenca Bejko
Lorenca Bejko është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Lorenca Bejko është doktorante në vitin e dytë në Institutin e studimeve Diplomatike në Paris për të drejtë europiane.
-Mban dy master përkatësisht Msc në Drejtë Penale universiteti i Tiranës dhe master specializues në Universitetin e Grenoble në Francë me fokus në të drejtën publike franceze.
-Po ashtu është certifikuar me programe specializues 6 mujore për të drejtat e njeriut nga Universiteti katolik i Leuven në Belgjikë dhe politika globale nga Universiteti i Napolit Federico II.
-Aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës për Elsa France dhe përfaqëson Kongresin Rinor Ukrainas si ambasadore rinore. Përsa i përket fushës së vullnetarizimit është aktiviste prej 8 vitesh me një sërë organizatash si Amnesty International, Jeunes Européen, Beta Europe, Youth UN assembly, Elsa, Young Federalist, Loesje, por angazhimin politik e shikon si aktiviste e En Marche, France prej së paku dy vitesh.
-Vitin e kaluar mbante pozicionin e Zv.Presidentes në Universitetin e Sorbonnes.
-Si eksperienca pune veçon angazhimin si intern në Ambasadën e Lebanonit në Paris dhe Ambasadën Shqiptare në Francë. Ajo ka qenë e përfshirë në disa aktivitete të shkëmbimit të të rinjve duke u përqëndruar në jurisprudencë, udhëheqje dhe promovim të demokracisë, si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht.
-Gjithashtu për një periudhë tre mujore, ajo është Koordinatore e Projektit në Qendrën Shqiptare të Konsumatorit. Gjatë kohës që ajo ishte studente Bachelor për rreth 6 muaj, ajo punoi si autore dhe intervistuese për revisten ligjore Albanian Law Review. Jashtë jetës studentore, Lorenca ka një pasion për poezinë dhe letërsinë në përgjithësi, ajo është autore e dy librave poetikë. Vazhdimisht shkruan artikuj në gazetën “Telegraf”. Në Dhjetor 2015, ajo u zgjodh për çmimin “Njerëzit e Vitit” në kategorinë “Autorë të Rinj”. Fushat e saj të interesit përfshijnë letërsinë klasike, vullnetarizmin, mbrojtjen e mjedisit dhe ekologjinë, të drejtat e njeriut, diplomacia, të folurit në publik, lidershipi dhe politika ndërkombëtare.
-Shprehja “politikisht korrekte” nuk qëndron për të sepse gjithmonë flet pa censurë mendimi dhe straight to the point.

Mario Keputa
Mario Keputa është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes
Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Mario Keputa është diplomuar në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Shkencave Sociale, dega Shkenca Politike në vitin 2018. Më pas ka vazhduar ciklin e studimive Master Shkencor për “Studime Rajonale Politike” në Universitetin e Tiranës.
-Prej viti 2013 është angazhuar në organizata të ndryshme rinore. Pasioni për politikën e ka shtyrë të aktivizohet në lëvizjet e ndryshme rinore dhe të jetë pjesëmarrës në programe të ndryshme studentore vendase dhe të huaja.
-Historia, gjeopolitika dhe ekonomia janë fokusi i tij. Mario aspiron një shoqëri të së drejtës, aktive dhe bashkëpunuese.

Ergisa Bejkollari
Ergisa Bejkollari është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Ergisa Bejkollari është Specialiste e Zgjidhjeve Teknologjike për Biznesin. Ajo zotëron një diplomë të nivelit Bachelor dhe Master i Shkencave në profilin Administrim Biznes, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
-Prej tetorit, ajo është pjesëmarrëse e Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) si dhe Organizatës Rinore të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNA Albania).
-Më parë, Ergisa ka mbajtur rolin e gazetares së ekonomisë pranë Radiotelevizionit Scan si dhe është angazhuar prej disa vitesh në shoqërinë civile. Si pjesë e këtij angazhimi, dallon eksperienca si Analiste e Politikave Publike pranë A.P.P.A dhe kërkuese shkencore në projektin 1-vjeçar të OSBE dedikuar drejtësisë tranzicionale dhe trajtimit të krimeve me karakter ekonomik.
-Interesat e saj përfshijnë aktualitetin politik dhe ekonomik vendas dhe rajonal, historinë me fokus në kontributin e grave dhe vajzave dhe shqiptare ndër vite si dhe kinematografinë.

Dosti Banushi
Dosti Banushi është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Dosti Banushi ka mbaruar studimet Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës dhe University of Granada në Spanjë.
-I apasionuar pas mendimit dhe komunikimit politik, ai kontribuon si aktivisit rinor, gazetar dhe publicist pranë organizatave të shoqërisë civile e kompanive mediatike.
-Motoja e tij? “Mos ëndërro për jetën e pafundme, por shtero fushën e së mundshmes!”

Donada Rata
Donada Rata është një nga 12 të përgjedhurit e Akademisë së Edukimit Politik, në kuadër të projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Kongresi Rinor Kombëtar, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, e në partneritet me Euronews Albania.
-Donada Rata është diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, në Fakultetin Juridik, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Marrëdhënie Ndërkombëtare – profil Siguri. Aktualisht po ndjek studimet në Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Çështjet e Sigurisë në UET.
-Ajo punon pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme si specialiste në Drejtorinë e Integrimit Europian . Për disa muaj ka punuar si gazetare në një gazetë online, në çështjet politike dhe ndërkombëtare. Ndërkohë është e angazhuar dhe në Fondacionin Qemal Stafa si koordinatore aktivitetesh.
-Pasioni i saj për diplomacinë dhe politikën e jashtme, është shoqëruar me pjesëmarrjen e saj në Akademi të ndryshme politike dhe diplomatike, trajnime, konferenca, gjithashtu dhe ne klubet studentore pranë UET.
-Ajo ka rreth 2 vite që angazhohet në aktivizëm. Dëshira për të lobuar dhe adresuar problematikat e ndryshme në çështjet arsimore dhe jo vetëm, ka bërë që t’i bashkohet aktivistëve të Qëndresës Qytetare, duke marrë pjesë në shumë nisma të tyre.