Grupi teknik i punës

Grupi teknik i punës kryesohet nga zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë dhe përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mireqenies Sociale ;përfaqësues nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (që merret me zbatimin dhe monitorimin e programit IPARD); Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (që merret me çështjet e turizmit); Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive; Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve; Agjencia Kombëtare e Rinisë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Qendra e Arsimit dhe Shërbimeve dhe Instituti Kombëtar i Statistikave.

Përveç kësaj, me ftesë të kryetarit të grupit teknik, mund të bashkohen edhe aktorë të tjerë si partnerët socialë, Unioni i Bashkive, organizatat ombrellë rinore të emëruara nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe ekspertë të tjerë të lidhur me temën.