Governing Board Nominations

GRETA TOPJANA
Greta Topjana është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës.
Përgjatë bachelorit ka studjuar në Universitetin e Pavias në Itali falë bursës së përfituar nga Erasmus+. Studimet master I nisi në Shqiperi për Studime Rajonale Politike dhe më vonë nisi një master të dytë shkencor me një bursë nga PoSIG në Universitetin e Salzburgut në Austri, për “Qeverisje dhe Integrim.”
Falë studimeve jashtë vendit dhe praktikës në Institute of Regions of Europe, në Salzburg, ajo tashmë është emeruar si koordinatorja lokale për Shqiperinë në këtë institut kërkimor I fokusuar në studimet politike.
Greta Topjana është aktualisht gazetare në televizionin Euronews Albania dhe njëkohësisht kërkuese shkencore në projekte kombëtare dhe ndërkombetare.
Si një Erasmus Alumni I është bashkuar Zyrës Kombëtare të Erasmus+ në 2018, duke informuar studentet shqiptarë mbi programin e Komisionit Europian, Erasmus+, për më shumë se një vit.
Që prej disa vitesh është aktive në shoqërinë civile me projekte, artikuj shkencorë, dhe trajnime. Ajo ka përfaqesuar Shqipërinë në konferenca të shumta ndërkombetare rinore duke dhënë kontributin e saj të bazuar në edukimin dhe eksperiencën e saj të pasur në këtë fushë.
Prej vitesh është certifikuar dhe trajnuar në fushën e të drejtave të njeriut, politikave të BE-së, lidershipit, dhe ceshtjeve që prekin Evropën Juglindore, sistemeve elektorale, brënda dhe jashtë vendit. Ka bashkepunuar me shumë organizata ne Shqiperi dhe rreth dy vite më pare ka bashkethemeluar dëgën e një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri, WorldYouth Alliance, ku madje është certifikuar për të qenë trajnere për “Human Right Curriculum”.
Prej disa kohesh shkruan artikuj shekncorë, dhe është bërë pjesë e projekteve kërkimore, por edhe ka bere peer reviews të librave në arenën ndërkombëtare me tema me fokus demokracinë, partitë e djathta populiste, Evropen Juglindore etj.

GRETA TOPJANA
Greta Topjana është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës.
Përgjatë bachelorit ka studjuar në Universitetin e Pavias në Itali falë bursës së përfituar nga Erasmus+. Studimet master I nisi në Shqiperi për Studime Rajonale Politike dhe më vonë nisi një master të dytë shkencor me një bursë nga PoSIG në Universitetin e Salzburgut në Austri, për “Qeverisje dhe Integrim.”
Falë studimeve jashtë vendit dhe praktikës në Institute of Regions of Europe, në Salzburg, ajo tashmë është emeruar si koordinatorja lokale për Shqiperinë në këtë institut kërkimor I fokusuar në studimet politike.
Greta Topjana është aktualisht gazetare në televizionin Euronews Albania dhe njëkohësisht kërkuese shkencore në projekte kombëtare dhe ndërkombetare.
Si një Erasmus Alumni I është bashkuar Zyrës Kombëtare të Erasmus+ në 2018, duke informuar studentet shqiptarë mbi programin e Komisionit Europian, Erasmus+, për më shumë se një vit.
Që prej disa vitesh është aktive në shoqërinë civile me projekte, artikuj shkencorë, dhe trajnime. Ajo ka përfaqesuar Shqipërinë në konferenca të shumta ndërkombetare rinore duke dhënë kontributin e saj të bazuar në edukimin dhe eksperiencën e saj të pasur në këtë fushë.
Prej vitesh është certifikuar dhe trajnuar në fushën e të drejtave të njeriut, politikave të BE-së, lidershipit, dhe ceshtjeve që prekin Evropën Juglindore, sistemeve elektorale, brënda dhe jashtë vendit. Ka bashkepunuar me shumë organizata ne Shqiperi dhe rreth dy vite më pare ka bashkethemeluar dëgën e një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri, WorldYouth Alliance, ku madje është certifikuar për të qenë trajnere për “Human Right Curriculum”.
Prej disa kohesh shkruan artikuj shekncorë, dhe është bërë pjesë e projekteve kërkimore, por edhe ka bere peer reviews të librave në arenën ndërkombëtare me tema me fokus demokracinë, partitë e djathta populiste, Evropen Juglindore etj.

Local Coordinator, Dibër
Eva Koltraka
Arsimimi: Diplomë Bachelor Marketing dhe Menaxhim Finaciar Uniniversiteti Nderkombetar i Struges
Master ne Kontabilitet dhe Raportim Financiar, pran Universitetit Europian i Tiranes
Eksperiencat: Angazhimi im si vullnetare pran Shoqates Ekspertet e Rinj Mjedisor (SHERM Albania) eshte qe nga viti 2016 e ne vazhdim, Duke dhe nje kontribut te suksesshem prane kesaj NGO me zhvillimin e aktiviteteve ne terren u be e mundur qe stafi i SHERM te me perzgjedhe dhe punesoj si Koordinatore Projektesh, qe nga viti 2018 e deri me sot. Puna ime prane kesaj shoqata ka pasur rezultatet e saj te perkthyera ne ndryshime bashke me komunitetit, per forcimin e kapaciteteve, edukimin qyteter, sensibilizim/ ndergjegjesim per mbrojtjen e mjedisit, angazhimin dhe nxitja e tyre per tu bere pjese e vendimarrjes mjedisore duke kerkuar llogari dhe transparenc, organizimi ne grupe per marrjen pjese ne mledhjet e keshillit bashkiak. Se fundemi jam angazhuar si eksperte lokale per Hartimin e Planit Lokal te Veprimit per Rinine ne Bashkine Diber 2020-2023.
Duke qene nje ze i fuqishem ne komunitetin ku un jetoj vendosa te kandidoj per Anetar Bordi prane Kongresit Rinor Kombetar per te perfaqesuar zerin e te rinjeve ne Qarkun Diber, per problemet qe ne hasim gjate dites si nga mungesa e transparences, perfaqesimit ne keshillin bashkiak, mungesa e qendres rinor etj, per te lobuar prane pushtetit vendor per zgjdhjen e tyre.

Mario Prendi
Mario Prendi holds a BA in Law from the European University of Tirana and a master’s degree with honors on Scientific Criminal Law from the Faculty of Law, University of Tirana. He is licensed as an Attorney at Law and is a member of the Albanian Bar Association. Following his passion regarding rule of law and promoting human rights protection, Mario has been practicing and improving his legal skills starting from the 2nd year of BA studies, by participating in different court sessions. He has participated in moot courts organized by European Law Students Association as well as in different youth NGO-s, offering legal advice and support on drafting and proposing youth policies with a focus on youth empowerment, youth participation in the decision-making processes and youth collaboration in the domestic and regional level.
Mario has also been occupied in law-oriented NGO-s in which he has offered legal expertise in implementing projects with the aim of approximating the domestic legal framework with the EU’s Acquis, as an essential component of the Justice Reform in Albania.
Mario has been improving his professional skills during his previous work experiences by working as a lawyer assistant in “TP & Partners” and “Premier Consultancy Group”, legal studios focused mainly in civil and corporate law/criminal law, in which he has mainly offered contractual, litigation and consulting services.
Currently Mario holds the position of the Junior Legal Officer in the Regional Youth Cooperation Office, an intergovernmental organization focused on facilitating and enhancing the reconciliation, collaboration and interconnectedness process of youth residing in WB6.
Mario, as a member of the Governing Board of the National Youth Congress, is constantly active in offering his expertise concerning draft-laws and policies which affect the Albanian youth, as well as in working closely with his colleagues in offering innovative and pragmatic solutions, aiming at the youth empowerment.

Pamela Gjergji
Emri im është Pamela Gjergji. Jam 22 vjec, lindur në qytetin e Durrësit. Aktualisht studioj në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dega mjekësi e përgjithshme në vitin e pestë. Jam pjesë e shoqatës MAYA , një shoqatë jo qeveritare mjekësore lider, e cila promovon dhe angazhon të rinjtë në projekte për të pasur një rol sa më efikas në cështjet e shendetit. Prej disa muajsh jam e anëtarësuar në Global Peace Chain si ambasadore e paqes për Italinë. Jam një person shumë i motivuar që zotëroj aftësi komunikimi shumë të mira. Më pëlqen puna në grup dhe mundohem të jem sa më bashkëpunuese për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme kryesisht në fushën e mjekësisë. Parapëlqej të eksploroj me dije bashkëkohore për të krijuar njohuri të qëndrueshme për karrieren time në të ardhmen. Gjuhët e huaja që zoteroj janë anglisht dhe italisht.

Kristi Çina
___________________
Kristi Çina ka përfunduar studimet për Drejtësi pranë Universitetit “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi, Rumani.
Falë edhe programit të shkëmbimit rinor ERASMUS + të kryer në Itali, ai ka patur mundësinë të studiojë
në 4 universitete të ndryshme në gjuhën rumune, angleze dhe italiane, duke u angazhuar në të njëjtën kohë
në organizime të ndryshme rinore jashtë vendit.
Pas 7 viteve të kaluara jashtë, Kristi është kthyer në Shqipëri në vitin 2016 kur ka themeluar shoqatën
United Nations Association Albania (UNA-A), një OJF rinore e cila ka si synim përhapjen e vlerave të
OKB-së në mesin e të rinjve. Përgjatë këtyre viteve UNA-A ka krijuar një komunitet rinor të mirëorganizuar
(UNYA Albania) që ka përfshirë rreth 200 të rinj vullnetarë në periudha të caktuara kohore, duke ideuar
inisiativa për fuqizimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në realizmin e Objektivave të Zhvillimit të
Qendrueshëm.
Kristi është themeluesi i projekteve të ndryshme si: Model United Nations Albania (MUN Albania),
Simulation Game, MUN Lab, si dhe Programit të Delegatëve Rinorë të Shqipërisë në OKB, përmes së cilit
gjatë dy viteve të fundit, dy të rinj i janë bashkuan çdo vit delegacionit kombëtar të Republikës së Shqipërisë
në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së si këshilltarë rinorë duke mbajtur, midis të tjerash një fjalë për
gjendjen e rinisë në Komitetin e Tretë të këtij organi. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme si
organizator dhe/ose folës mbi çështje të lidhura me rininë, Agjendën 2030 dhe OKB-në. Angazhimi i Kristit
është vlerësuar edhe përmes përfshirjes së tij në programin e shkëmbimit International Visitor’s Leadership
Program (IVLP) të Departamentit të Shtetit Amerikan mbi angazhimin qytetar dhe atë rinor në mars të vitit
2019.
Përsa i përket planit profesional, Kristi ka punuar për rreth 2.5 vite pranë Deloitte Legal Shpk në pozicionin
e konsulentit ligjor si dhe pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në pozicionin e asistentit ligjor. Falë
profilit profesional, Kristi ka përgatitur rekomandime dhe analiza si për Ligjin për Rininë ashtu edhe për
aktet nënligjore në zbatim të tij duke bashkëpunuar me strukturat e Kongresit Rinor Kombëtar me qëllim
adresimin e problematikave të krijuara nga ky kuadër ligjor.
Kristi shpreson që eksperiencën e mbledhur përgjatë kësaj periudhe ta vendosë edhe në shërbim të
pozicionit të anëtarit të Bordit Drejtues të Kongresit Rinor Kombëtar duke ndihmuar në vijimësinë e
suksesit të kësaj strukture.

SAMANTA LUTAJ

Marilo Meta
Marilo Meta ka më shumë se 7 vjet përvojë në sektorin jofitimprurës. Para se të angazhohej e Partneritetin e Qeverisë së Hapur (Washington DC) për të çuar përpara kufijtë e rinj të pjesëmarrjes së qytetarëve, përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve, përfshirjes, Marilo ka udhëhequr OJF ndërkombëtare “LDA Balkan”, për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale duke punuar në një mjedis ndërkombëtar, për t’i dhënë çdo të riu një mundësi për t’u bërë udhëheqës dhe krijues
të ndryshimeve në komunitetin e tyre për të zgjidhur probleme komplekse të shoqërive tona. Në pozicionin e Presidentit për LDA Ballkan, Marilo ka qenë i përfshirë në menaxhimin e përgjithshëm të organizatës duke përfshirë por jo vetëm të kufizuar në ngjarje, konferenca, shkëmbime ndërkombëtare për të forcuar udhëheqjen e të rinjve, zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve për LDA Shqipëri dhe degët në Ballkan.
Para kësaj, Marilo kam punuar si specialist IT në Njësinë e Inteligjencës Financiare Shqiptare
(Parandalimi i Pastrimit të Parave) Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Më parë ka shërbyer si menaxher i marketingut dhe marrëdhënieve me publikun për Forcën e Policisë Shqiptare. Para kësaj, ai kaa punuar si menaxher i departamentit të shërbimit kompjuterik për NOA Financojmë. Ndërsa vazhdonte studimet bachelor dhe master shkencor për shkenca kompjuterike, Marilo kaa qenë i angazhuar në disa organizata rinore me një gamë të gjerë aktivitetesh përfshirë të drejtat e njeriut, mjedisin, qeverisjen, programe të kujdesit shoqëror nën udhëheqjen e organizatave si AEGEE, AIESEC, Përtej Barrierave, Rotaract Tirana, Rrjeti I Rinisë Shqiptare. Për më tepër, ai vërtet mund të përcaktoj vizionin e tij si udhëheqës i një organizate rinore jofitimprurëse, I cili është fuqizimi i rinisë përmes bashkëpunimit, shkëmbimit të njohurive, rrjetëzimit, promovimit të inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të talenteve, ndërtimin e besimit më të fortë duke u rritur me integritet, rritja e paqes duke udhëhequr me barazi, dhe arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme duke i lidhur njerëzit me njerëzit, njerëzit me ide dhe njerëzit me mundësi.
