Gjatë kësaj fundjave nisëm me sukses Akademinë e Edukimit Poltik pjesë thelbësore e projektit “Rinia dhe Zgjedhjet 2021” e realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë mes Kongresi Rinor
Gjatë të dielës së 11 prillit u mbyllën aplikimet për përzgjedhjen e 300 të rinjve në nivel kombëtar për të marrë pjesë në Akademinë e trajnimeve e më pas në hartimin e ExitPolls gjatë ditës së zgjedhjeve, një projekt që mbështetet nga Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana, Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, Euronews Albania dhe partnerët e humumtimit Data Centrum Research Institute dhe MRB.
Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve ekipi i projektit kreu përzgjedhjen e më shumë se 300 të rinjve duke tejkaluar numrin e parashikuar.
Të hënën me 12 prill, filluam me trajnimin e parë të pjesëmarrësve në projektin “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”. Gjatë këtij trajinimi të rinjtë mësuan më shumë rreth këtij bashkëpunimi nga Drejtorja e Marketingut në Euronews Albania, Marjola Xhelili. Më pas u përqëndruan tek kërkimi i tregut të studimit dhe opinionit në Shqipëri nga drejtorja e përgjithshme e Data Centrum Research Institute, Sonila Çela.
Duke vazhduar më tej një prezantim të rolit të medias në proçeset zgjedhore nga drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare. Të rinjtë u njohën gjithashtu me studimet e ExitPoll në arenën ndërkombëtare nga drejtori i hulumtimit sociopolitik në MRB, Tasos Velissaridis.
Pas pushimit të drekës në këtë event me agjendë të ngjeshur të rinjtë u njohën në detaje me qasjet e partive politike përballë ndryshimeve elektorale dhe sigurimit të zgjedhjeve të lira nga drejtori ekzekutiv i Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies, Afrim Krasniqi. Më tej vazhduam të diskutojmë mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve me drejtorin e hulumtimit në Cooperation and Development Institute, Ardian Haçkaj. Duke pasuar kështu me një diskutim të mëtejshëm mbi Integritetin dhe ligjëshmërinë e zgjedhjeve parlamentare me drejtorin ekzekutiv të Qëndresa Qytetare, Rigels Xhemollari.
Së fundmi konkluduam me një prezantim të rëndësisë së edukimit politik dhe demokratik tek të rinjtë me koordinatorin e projektit, Klajdi Priska.
Ndërkohë gjatë javës kompania e sondazheve Datacentrum vijoi me trajnime sistematike për të rinjtë e përzgjedhur të cilët do të punojnë në terren gjatë ditës së zgjedhjeve.
Na ndiqni në vazhdim për detaje dhe zhvillime të mëtejshme!