info@krk.al

Causes

2019 Western Balkans Summit, Poznań

National Youth Congress was part of the Western Balkans Summit held in Poznan, Poland.

State leaders, government partners of the Berlin Process and a large number of stakeholders gathered at the 3-day Summit consisting of the Think Tank Forum, the Civil Society Forum, Business Forum, Ministerial Meetings and the Leadership Summit on discussing key issues and bringing the #Western Balkans into the spotlight.

The themes and priorities of this Summit were: #economy, #connectivity, #civil society and #security.

Our Executive Director, Dafina Peci, was part of the panel “At the crossroads of business and activism” social entrepreneurship and its economic potentials that come from innovative collaboration between business and civic engagement.

During her speech, emphasis was placed on the Connectivity Agenda of the Western Balkan countries, and examinations of the opportunities that come from social entrepreneurship. Special attention was paid to the potential of the Regional Youth Cooperation Office – RYCO and efforts to further work on these topics based on its three year development strategy. What are the incentives to make social entrepreneurship a cultural trend – and what role can youth play in developing social entrepreneurship?

“We are all aware of the challenges facing the Western Balkans. But if we manage to address them together, we will keep the promise that the Western Balkan countries have made to the younger generation.” of Angel Gurria, #OECD Executive Director.

At the conclusion of the Summit, Western Balkan Leaders agreed on the importance of regional co-operation, good neighborly relations and reconciliation, which are essential for the region to progress on its European path.

______________________________________________________________________________

Kongresi Rinor Kombëtar ishte pjesë e Samiti të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Poznan, Poloni.

Liderët e shteteve, partnerët qeveritarë të Procesit të Berlinit dhe një numër i madh i palëve të interesuara u mblodhën në Samitin 3-ditor që konsistoi në Forumin Think Tank, Forumin e Shoqërisë Civile, Forumi i Biznesit, Takimet Ministrore dhe Samiti i Liderëve për të diskutuar çështjet kyçe dhe duke sjellë në qendër të vëmendjes #BallkaninPerëndimor.

Temat dhe prioritetet e këtij Samiti ishin: #ekonomia, #konektiviteti, #shoqëriacivile dhe #siguria.

Drejtoresha Ekzekutive, Dafina Peci, ishte pjesë e panelit “Në udhëkryqin e biznesit dhe aktivizmit” sipërmarrja sociale dhe potencialet e saj ekonomike që vijnë nga bashkëpunimi inovativ midis biznesit dhe përfshirjes qytetare.

Gjatë fjalës së saj, theksi u vu në Axhendën e Konektivitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe ekzaminimet e mundësive që vijnë nga sipërmarrja sociale. Një vëmendje të veçantë iu kushtua potencialit të Regional Youth Cooperation Office – RYCO dhe përpjekjet për të punuar më tej mbi këto tema bazuar në strategjinë e saj tre vjeçare të zhvillimit. Cilat janë nxitjet për ta bërë sipërmarrjen sociale një trend kulturor dhe çfarë roli mund të kenë të rinjtë në zhvillimin e sipërmarrjeve sociale.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor. Por nëse ia dalim t’i trajtojmë dhe adresojmë ato së bashku, do të mbajmë premtimin që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë për brezin e ri” ishin këto fjalët e Angel Gurria, Drejtori Ekzekutiv i #OECD.

Në përfundim të Samitit, Liderët e Ballkanit Perëndimor ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtimit, të cilat janë thelbësore për rajonin që të përparojë në rrugën e saj evropiane.

Read more

Live your city!

In order to improve our lives in our cities by focusing on youth as an essential part of awareness raising and advocacy campaigns, National Youth Congress of Albania, in collaboration with the Friedrich Ebert Foundation Tirana, started the meetings in 12 regions of Albania.

During the grouping with the youth of Albania we worked on our initiative to build a Local Youth Action Plan. Young people and representatives of youth organizations were presented and consulted with the findings of the questionnaire conducted in each of 12 city that have highlighted the problems and challenges of young Albanians.

Each event was concluded with the conclusion of a Memorandum of Understanding between the 12 Municipalities with the main aim of supporting this initiative for a city with more active youth and greater support for young people.

These meetings are undoubtedly initiatives with long-term results and that is why the National Youth Congress gives a valuable commitment.

______________________________________________________________________________

Me qëllim kyc përmirësimin e jetesës në qytetet tona duke patur në fokus të rinjtë si pjesë esenciale e fushatave ndërgjegjësuese dhe advokuese Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Foundation Tirana ka startuar takimet në 12 qarqet e Shqipërisë.

Gjatë grupeve me të rinjtë e Shqipërisë punuam mbi iniciativën tonë për ndërtimin e Planit Lokal të Veprimit për Rininë. Në këto takime ku u mblodhën plot të rinj dhe përfaqësues të organizatave rinore, u prezantuan dhe u konsultuan me gjetjet e pyetësorit të realizuar në qytetet përkatëse që kanë evidentuar problematikat dhe sfidat e të rinjve shqiptarë.

Cdo event u përmbyll me dakortësimin e një Memorandumi Bashkëpunimi midis 12 Bashkive me qëllimin kryesor mbështetjen e kësaj nisme për një qytet me rini më aktive dhe mbështetje më të madhe për të rinjtë.

Këto takime janë pa dyshim nisma me rezultate afatgjatë dhe për këtë arsye Kongresi Rinor Kombëtar jep një përkushtim të çmueshëm.

Read more

Live your city!

Live your city!

3 years of investment for 3 years of progress

After a series of meetings and consultations with representatives of youth organizations, representatives of youth political forums, local media, representatives of municipal councils and representatives of municipalities in the 12 regions of Albania, the National Youth Congress published an analysis of youth policies in Albania at local and national level in 2017.

In 2018, for the first time in Albania, NYC took the initiative to build Local Youth Action Plans. Following a tireless work done throughout Albania, and with the dedication and professionalism of the 12 local coordinators representing NYC network organizations, a youth needs analysis was conducted in close cooperation with the 12 Municipalities involved in the initiative strategic and orientation objectives for building these plans.

And this year, a national survey of 2,400 questionnaires completed in 12 cities highlighted the problems and challenges of young Albanians. The findings of this questionnaire were consulted this month with relevant stakeholders and experts in each city and assessing the importance of this initiative. 12 municipalities involved have signed a Memorandum of Understanding with the National Youth Congress to support this initiative for more active cities and greater support for young people.

______________________________________________________________________________

Jeto qytetin tënd!

3 vite investim për 3 vite progres

Pas një serie takimesh dhe konsultimesh me përfaqësues të organizatave rinore, përfaqësues të forumeve rinore politike, medias lokale, përfaqësues të këshillave bashkiak dhë përfaqësuës të bashkive në 12 qarqet e Shqipërisë, Kongresi Rinor Kombëtar publikoi një analizë të politikave rinore në Shqipëri në nivel lokal dhe qendror në vitin 2017. 

Në vitin 2018, për herë të parë në Shqipëri, KRK mori iniciativën për ndërtimin e Planeve Vendore të Veprimit për të Rinjtë. Pas një pune të palodhur të bërë në gjithë Shqipërinë, si dhe me përkushtimin e profesionalizmin e 12 koordinatorëve lokal që përfaqësojnë organizata të rrjetit të KRK u realizua një 📃analizë nevojash të të rinjve dhe në një bashkëpunim të ngushtë me 12 Bashkitë e përfshira në iniciativë u përcaktuan objektivat strategjikë dhe orientues për ndërtimin e këtyre planeve.

Dhe këtë vit, një studim kombëtar me 2400 pyetësorë të plotësuar në 12 qytete kanë evidentuar problematikat dhe sfidat e të rinjve shqiptarë. Gjetjet e këtij pyetësori janë konsultuar gjatë këtij muaji me aktorë relevant dhe ekspertë në cdo qytet dhe duke vlerësuar rëndësinë e kësaj iniciative. 12 Bashkitë e përfshira kanë firmosur një Memorandum Bashkëpunimi me Kongresin Rinor Kombëtar me qëllim mbështetjen e kësaj iniciative për qytete më aktive dhe mbështetje më të madhe për të rinjtë.

Read more

Manual on Active Citizenship – “Strengthening the Role of Youth in Albania’s Approximation Process in the EU” – Kukës

With the initiative of the National Youth Congress and with the support of the Hanns-Seidel-Stiftung Foundation, success has been achieved in every training to raise awareness, increase participation and empower youth voice in every city of Albania.

This meeting was attended by students, representatives of organizations interested in understanding our role in Albania’s integration into the European Union.

The various discussions were undoubtedly hopeful in proving the great interest of the Albanian youth in being not only part of the necessary changes but their protagonists.

How can each of us contribute to Albania’s rapprochement with the European Union?

______________________________________________________________________________

Me iniciativë të Kongresi Rinor Kombëtar me mbështetje të fondacionit Hanns-Seidel-Stiftung është shënuar një sukses në takimet e kryera në 5 raunde për ndërgjegjësimin, rritjen e pjesëmarrjes dhe fuqizimin e zërit rinor në çdo qytet të Shqipërisë.

Në këtë takim morën pjesë studentë, përfaqësues organizatash dhe të interesuar për të kuptuar rolin tonë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diskutimet e ndryshme ishin padyshim shpresëdhënëse duke vërtetuar interesin e madh të rinisë Shqiptare për të qënë jo vetëm pjesë e ndryshimeve të nevojshme por protagonistë të tyre.

Si mund të kontriboj gjithësecili prej nesh në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian? Si mund të kërkojmë përmirësime të kushteve në sistemin arsimor, infrastrukturë dhe sa të gatshëm jemi të qëndrojmë për të punuar në këto ndryshime?

Read more

UfM Regional Dialogue on “Shared views on key issues in the Mediterranean”

On May 22-23, Member of the Governing Board of the National Youth Congress Franceska Muco participated in the UfM Regional Dialogue “Shared views on key issues in the Mediterranean” held in Barcelona.

At the roundtable “Rethinking Education: An Opportunity for Youth Empowerment and Women Empowerment”, Franceska Muco shared her experience and knowledge on some of the contextual elements and ideas of innovative solutions around designing education and employment initiatives to empower youth and women.

The meeting brought together more than 100 representatives of civil society, youth organizations and non-state actors and representatives of the Euro-Mediterranean region to discuss their views on a comprehensive and sustainable future in the Mediterranean region.

All of these ideas will contribute to the two-coast summit debates (“Sommet des Deux rives”) by presenting views of youth and civil society.

______________________________________________________________________________

Në 22-23 Maj, Anëtarja e Bordit Drejtues të Kongresi Rinor Kombëtar Franceska Muco mori pjesë në forumin 💬 Dialogu Rajonal Bashkimi për Mesdheun “Pikëpamjet e përbashkëta për çështjet kyçe në Mesdhe” që u zhvillua në Barcelon.

Në tryezën e rrumbullakët “Të rimendojmë mbi arsimin: Një mundësi për forcimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave”, Franceska Muco ndau përvojën dhe njohuritë e saj rreth disa elementeve dhe ideve kontekstuale të zgjidhjeve inovative rreth dizajnimit të iniciativave arsimore dhe punësimit për fuqizimi i të rinjve dhe grave.

Ky takim mblodhi më shumë se 100 përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave rinore dhe aktorëve jo-shtetërorë dhe përfaqësues të rajonit Euro-Mesdhetar për të diskutuar pikëpamjet e tyre për një të ardhme gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në rajonin e Mesdheut.

Të gjitha këto ide do të kontribuojnë në debatet e samitit të dy brigjeve (“Sommet des Deux rives”) duke paraqitur pikëpamjet e rinisë dhe shoqërisë civile.

Read more

Manual on Active Citizenship – “Strengthening the Role of Youth in Albania’s EU Approximation Process to the EU” – Korça

The fourth round of two-day trainings on the Manual on Active Citizenship – “Strengthening the Role of Youth in Albania’s EU Approximation Process to the EU” conducted with the support of the Hanns-Seidel-Stiftung Foundation found us in the city of Korça.

Pupils, students, youth representatives of youth organizations and youth political forums, participated in trainings on the topics of the European Union and Albania’s EU integration process, youth contribution and their role in integration.

What are the key strategies that involve young people as active citizens in community building and policy-making processes beyond their own country?

The training provided practical and useful ideas and materials relevant to the approximation of EU programs and regional platforms.

______________________________________________________________________________

Raudi i katërt i trajnimeve 2️-ditore për Manualin mbi qytetarinë aktive – “Forcimi i rolit të të rinjve në procesin e përafrimit të Shqipërisë në BE” që zhvillohet me mbështetjen e Fondacionit Hanns-Seidel-Stiftung na gjeti këtë fundjavë në 📍qytetin e Korçës.

Nxënës, student, të rinj përfaqësues të organizatave rinore dhe forumeve rinore politike, morën pjesë në trajnimet që trajtuan temat e Bashkimit Europian dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, kontributi i rinisë dhe roli i tyre në integrim.

Cilat janë mënyrat dhe strategjitë kyce që përfshijnë të rinjtë si qytetarë aktivë në ndërtimin e komunitetit dhe proceset e krijimit të politikave përtej vendit të tyre?

Përgjatë trajnimeve u ofruan ide dhe materiale praktike dhe të përdorshme relevante për afrimin e programeve të BE-së dhe platformat rajonale

Read more

Conference “How to better respond to European aspirations of the young generation in the Western Balkans?”

 

On 28-29 May, the National Youth Congress of Albania participated in the conference “How to best respond to the European aspirations of young people in the Western Balkans” held in Bucharest.

The conference brought together more than 200 participants from more than 120 organizations – young people from the Western Balkans and the European Union, Romanian and foreign officials, representatives of European institutions, international and regional organizations, representatives of the IT industry and start-ups as well as the academic environment.

The conference promoted a positive agenda for youth in the Balkans as an investment in the future and a concrete contribution to the European integration of the region. The topics addressed during the conference contributed to identifying the best solutions to increase the socio-economic inclusion of young people in the region and facilitate the fostering of a sustainable dialogue between young people in the EU and the Western Balkans, fostering mutual understanding and a broader connection to European values.

As a supporter of youth empowerment, National Youth Congress was pleased to be a part of this conference, contributing to proposals that could represent useful guidance for the country’s future in the road to European Integration.

______________________________________________________________________________

Më 28 – 29 Maj, Kongresi Rinor Kombëtar mori pjesë në konferencën “Si t’i përgjigjem më mirë aspiratave evropiane të të rinjve në Ballkanin Perëndimor❓” që u zhvillua në Bukuresht.

Konferenca mblodhi më shumë se 200 pjesëmarrës nga më shumë se 120 organizata – të rinj nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, zyrtarë rumunë dhe të huaj, përfaqësues të institucioneve evropiane, organizata ndërkombëtare dhe rajonale, përfaqësues të industrisë së IT-së dhe start up-ve, si dhe të mjedisit akademik.

Konferenca promovoi një axhendë pozitive për të rinjtë në rajonin e Ballkanit si një investim në të ardhmen dhe një kontribut konkret në integrimin evropian të rajonit. Temat e trajtuara gjatë konferencës kontribuan në identifikimin e zgjidhjeve më të mira për të rritur përfshirjen socio-ekonomike të të rinjve në rajon dhe për të lehtësuar ngritjen e një dialogu të qëndrueshëm midis të rinjve në BE dhe në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur mirëkuptimin reciprok dhe një lidhje më të gjerë me vlerat evropiane.

Si inkurajues dhe mbështetës të fuqëzimit të të rinjve, Kongresi Rinor Kombëtar pati kënaqësinë të ishte pjesë e kësaj konference, duke kontribuar në propozimet që mund të përfaqësojnë udhëzime të dobishme për të ardhmen e vendit dhe Integrimit Europian.

Read more

Manual on Active Citizenship – “Strengthening the Role of Youth in Albania’s EU Approximation Process” – Rrëshen

Among the youth of the city of Rrëshen for the training of the National Youth Congress, supported by Hanns-Seidel-Stiftung “Manual on Active Citizenship – Strengthening the Role of Youth in Albania’s EU Approximation Process”.

How laws are made in the EU? Which are the programs and initiatives that the EU offers for young people? Who decides how young people from Rrëshen are involved in the community? How young people can contribute to sectorial policies? These are some of the issues discussed in the training.

Community mobilization, participation, integration and monitoring were the issues that oriented young people to make their contribution to Albania’s integration into the European Union.

______________________________________________________________________________

Mes të rinjve të qytetit të Rrëshenit për trajnimet e Kongresi Rinor Kombëtar, mbështetur nga Hanns-Seidel-Stiftung “Manualit mbi qytetarinë aktive – Forcimi i rolit të të rinjve në procesin e përafrimit të Shqipërisë në BE.”

Si bëhen ligjet në BE? Kush janë programet dhe iniciatovat që BE ofron për të rinjtë? Kush vendos? Sa pjesëmarrës janë të rinjtë e Rrëshenit në komunitet? Si mund të kontribuojnë të rinjtë në politikat sektoriale? Këto ishin disa nga cështjet që u diskutuan në trajnime.

Mobilizimi i komunitetit, pjesëmarrja, integrimi dhe monitorimi ishin cështjet që orientuan të rinjtë për të dhënë kontributin e tyre për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Read more

Manual on Active Citizenship – “Strengthening the Role of Youth in Albania’s EU Approximation Process in the EU” – Shkodër

Shkodra was the second city where two-days training were held regarding “The Manual on Active Citizenship – Strengthening the Role of Youth in Albania’s EU Approximation Process in the EU” implemented by the National Youth Congress with the support of Hanns- Seidel-Stiftung.

Shkodra Youth Portal opened the door for this training focusing on the topics of the European Union and Albania’s EU integration process, youth contribution and their role in integration in the expertise of Iris Ibershimi.

Workshop developed by Beyond Barriers – Beyond Barriers to Creating a Youth Parliament sparked discussions on participation, collaboration, decision making and public speaking.

The essence of the discussions during these trainings was summed up by one participant with an expression by Friedrich Schiller ” Keep true to the dreams of your youth.”

 

______________________________________________________________________________

Shkodra ishte qyteti i dytë ku u zhvilluan trajnimet 2-ditore mbi “Manualin mbi qytetarinë aktive – Forcimi i rolit të të rinjve në procesin e përafrimit të Shqipërisë në BE” që zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar me mbështetjen e Hanns-Seidel-Stiftung.

Shkodra Youth Portal hapi dyert për trajnimet e të rinjve mbi temat e Bashkimit Europian dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, kontributi i rinisë dhe roli i tyre në integrim në ekspertizën e trajneres Iris Ibershimi.

Workshopi i zhvilluar nga Beyond Barriers – Pertej Barrierave për krijimin e një parlamenti rinor ngjalli diskutime mbi pjesëmarrjen, bashkëpunimin, vendimmarrjen, të folurin publik.

Esenca e diskutimeve gjatë këtyre trajnimeve u përmblodh nga një pjesëmarrësit me një shprehjen e Friedrich Schiller “Mbajini gjallë ëndrrat e rinisë për të mbajtur nesër shtyllat e shoqërisë.”

Read more

Manual on Active Citizenship – “Strengthening the Role of Youth in Albania’s EU Approximation Process in the EU” – Durrës

The two day trainings on the “Manual of Active Citizenship – Strengthening the Role of Youth in Albania’s EU Approximation Process in the EU” with the support of Hanns-Seidel-Stiftung took place at the Hasan Koci School and at the Palace of Culture in Durres.

Students, youth representatives of network organizations Udhetimi Lire, Perspektiva, Qendra “Konsumatori Shqiptar”/ Albanian Consumer Center, Youth Activities Center, Organizata Rinore Liria dhe Demokracia, Ardhmeria “Durres” and interested young people participated in trainings regaring the topics of the European Union and Albania’s EU integration process, youth contribution and their role in integration.

During the second day, a space was dedicated to Beyond Barriers workshop – Beyond Barriers “Youth in Action”. The workshop consisted of developing a local youth parliament, addressing topics such as participation, civil society, cooperation, decision-making, representation of interests and finding consensus, but also the dynamics of a meeting, chairing a meeting and public speaking in general.

These trainings were expertly conducted by the expert, Iris Ibershimi, and brought youngsters together to discuss how they will contribute to EU integration. Community mobilization, participation, integration and monitoring were the issues that oriented young people to make their contribution to Albania’s integration into the European Union.

______________________________________________________________________________

Trajnimet 2️-ditore për “Manualin mbi qytetarinë aktive – Forcimi i rolit të të rinjve në procesin e përafrimit të Shqipërisë në BE” me mbështetjen e Hanns-Seidel-Stiftung u zhvilluan në ambjentet e Shkollës “Hasan Koci” dhe në Pallatin e Kulturës, në Durrës.

Nxënës, studentë, të rinj përfaqësues të organizatave të rrjetit Udhetimi Lire, Perspektiva, Qendra “Konsumatori Shqiptar”/ Albanian Consumer Center, Youth Activities Center, Organizata Rinore Liria dhe Demokracia, Ardhmeria “Durres” dhe të rinj të interesuar morën pjesë në trajnimet që trajtuan temat e Bashkimit Europian dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, kontributi i rinisë dhe roli i tyre në integrim. Sa janë të rinjtë e Durrësit pjesëmarrës në jetën ekonomike, politike dhe sociale?

Gjatë ditës së dytë, një hapësirë iu dedikua workshopit të Beyond Barriers – Pertej Barrierave “Rinia në veprim”. Worshopi konsistoi në zhvillimin e një parlamenti vendor të të rinjve, duke trajtuar tema të tilla si pjesëmarrja, shoqëria civile, bashkëpunimi, vendimmarrja, përfaqësimi i interesave dhe gjetja e konsensusit, por edhe dinamika e një takimi, kryesimi, drejtimi i një takimi dhe të folurit publik në përgjithësi!

Këto trajnime u zhvilluan me profesionalizëm nga ekspertja, Iris Ibershimi, dhe sollën të rinjtë bashkë për të diskutuar sesi ato do të kontribuojnë në integrimin në BE. Mobilizimi i komunitetit, pjesëmarrja, integrimi dhe monitorimi ishin cështjet që orientuan të rinjtë për të dhënë kontributin e tyre për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Read more