8th General Assembly
Gjatë datës 27 Nëntor 2020, u mbajt mbledhja e shumëpritur e Asamblesë së Përgjithshme të Kongresit Rinor Kombëtar. Ndryshe nga vitet e kaluara, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e Covid-19 por dhe në mbarëvajtje me rregullat e distancimit social, Kongresi Rinor Kombëtar organizoi eventin më të rëndësishëm vjetor ku mblidhen mbi 100 organizata rinore, grupe jo formale, përfaqësues të forumeve rinore politike dhe përfaqësues të fakulteteteve me 150 delegatë nëpërmjet një integrimi të platformave online si Zoom Webinar, Zoom Meetings dhe NemoVote.
Realizimi i një mbledhjeje të këtyre përmasave duke integruar gjithashtu një agjendë aq të ngjeshur si ajo që ofronte ky event ishte padyshim një detyrë dhe një përpjekje e jashtëzakonshme, megjithatë nëpërmjet një bashkëpunimi mes sekretariatit, bordit por dhe frymës mirëkuptuese të të gjithë subjekteve të Asamblesë së Përgjithshme dhe me mbështetjen e plotë të Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert Stiftung … Learn More