Në datën 25 Shkurt u zhvillua eventi lançues në kuadër të Platformës “Connecting Youth”. Kjo është e vetmja platformë grassroot rinore rajonale e implementuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), në partneritet me organizatat ombrellë rinore të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me suportin e plotë të Fondacionit Hans Seidel në Shqipëri.

Pas një punë intensive përgjatë 2021, partnerët e kësaj platforme finalizuan me sukses hartimin dhe publikimin e Planit Strategjik për vitin 2022-2024; publikimin e një qëndrimi të përbashkët të 6 organizatave ombrellë në rajon mbi Planin Ekonomik të Investimeve dhe zhvillimin e një programi të dedikuar për ngritjen e kapaciteteve të tyre.

Këtë vit, bazuar në dokumentin e Planit Strategjik dhe në përbushje të objektivave 1&2 mbi zhvillimin e hulumtimit të bazuar në fakte dhe vlerësimit të politikave sektoriale nga perspektiva rinore dhe mbështetjen/lehtësimin e dialogut midis institucioneve dhe organizatave rinore, plani i punës përmban një sërë aktivitetesh me karakter lobues/advokues; hulumtues; shkëmbim i praktikave të mira midis vendeve Europiane dhe Ballkanit Perëndimor dhe rrjetezim midis partnerëve dhe organizatave me të njëjtin fokus nga vendet anëtare të BE. Theksi kryesor do të vihet tek Garancia Rinore, Plani Ekonomik i Investimeve dhe rritja e bashkëpunimit midis partnerëve të platformës për të forcuar më tëj impaktin e punës 5 vjeçare që ata kanë zhvilluar ndër vite.

Për më shumë informacion mbi punën e platformës “Connecting Youth”, vizitoni faqen zyrtare: Connecting Youth (connecting-youth.org)