Secretariat

President
Ana Gjoka
Ana Gjoka, is graduated in Bachelor Degree in Political Science and has done her Master degree in regional Studies. She has been certified as a “Policy Maker” at the Elite Professional Academy. Apart from being just a student, she is actively engaged in civil society to strengthen the role of young people in society. Ana is part of National youth Congress for 7 years as representative of her NGO “Youth in Charge”. She has participated in various training and conferences organized by national NGO as FES, NDI, KAS, World Vision UK, MCW, Erasmus+, EMA. etc.
Ana spends most of her time volunteering for various causes. She volunteered in cities like Thumane and Lezha to help people affected by the earthquake in November 2019. She also volunteered during the pandemic Covid– 19 in Lezha city, distributing 500 masks.

GRETA TOPJANA
Greta Topjana është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës.
Përgjatë bachelorit ka studjuar në Universitetin e Pavias në Itali falë bursës së përfituar nga Erasmus+. Studimet master I nisi në Shqiperi për Studime Rajonale Politike dhe më vonë nisi një master të dytë shkencor me një bursë nga PoSIG në Universitetin e Salzburgut në Austri, për “Qeverisje dhe Integrim.”
Falë studimeve jashtë vendit dhe praktikës në Institute of Regions of Europe, në Salzburg, ajo tashmë është emeruar si koordinatorja lokale për Shqiperinë në këtë institut kërkimor I fokusuar në studimet politike.
Greta Topjana është aktualisht gazetare në televizionin Euronews Albania dhe njëkohësisht kërkuese shkencore në projekte kombëtare dhe ndërkombetare.
Si një Erasmus Alumni I është bashkuar Zyrës Kombëtare të Erasmus+ në 2018, duke informuar studentet shqiptarë mbi programin e Komisionit Europian, Erasmus+, për më shumë se një vit.
Që prej disa vitesh është aktive në shoqërinë civile me projekte, artikuj shkencorë, dhe trajnime. Ajo ka përfaqesuar Shqipërinë në konferenca të shumta ndërkombetare rinore duke dhënë kontributin e saj të bazuar në edukimin dhe eksperiencën e saj të pasur në këtë fushë.
Prej vitesh është certifikuar dhe trajnuar në fushën e të drejtave të njeriut, politikave të BE-së, lidershipit, dhe ceshtjeve që prekin Evropën Juglindore, sistemeve elektorale, brënda dhe jashtë vendit. Ka bashkepunuar me shumë organizata ne Shqiperi dhe rreth dy vite më pare ka bashkethemeluar dëgën e një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri, WorldYouth Alliance, ku madje është certifikuar për të qenë trajnere për “Human Right Curriculum”.
Prej disa kohesh shkruan artikuj shekncorë, dhe është bërë pjesë e projekteve kërkimore, por edhe ka bere peer reviews të librave në arenën ndërkombëtare me tema me fokus demokracinë, partitë e djathta populiste, Evropen Juglindore etj.

Mario Prendi
Mario Prendi është një avokat i ri, i cili ka përfunduar studimet për drejtësi duke u specializuar në fushën e avancuar të studimeve të së drejtës penale në “Master të Shkencave Penale”. Gjate studimeve ka arritur rezultate shumë të larta në ekuivalencë me titullin honorifik “summa cum laude”. Ai punon aktualisht si ekspert ligjor dhe menaxher projekti pranë “Institutit Shqipëtar për Studime Ligjore dhe Territoriale”, dhe është i angazhuar si konsulent ligjor pranë Kongresit Rinor Kombëtar dhe si Ambasador i Qendrës Rinore Atelie. Mario ka një eksperiencë të konsoliduar në fushën e drejtësisë dhe ka punuar si asistent avokat në firma ligjore prestigjoze të fokusuara në fushën e Drejtësisë Penale dhe atë të “Coorporate Law”. Përpos fushës së Drejtësisë, ka qenë aktiv në organizata të shoqërisë civile me fokus promovimin dhe fuqizimin e të rinjve, advokimin për rritjen e standardeve dhe përmirësimin e infrastrukturës për të rinjtë, përafrimin e politikave dhe legjislacionit Shqipëtar për rininë me atë të Acquis Communautaire, mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj duke implementuar projekte në këtë kuadër si dhe duke marrë pjesë në konferenca Rajonale si “Regional Youth Leadership Forum”, duke ofruar kontributin e tij në fushën e ndërveprimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet të rinjve të Ballkanit Perëndimor. Pjesë e pasioneve të tij janë edhe dhënia e kontributit në fuqizimin e të rinjve në fushën e qytetarisë aktive, përfshirjen e të rinjve në proceset vendimarrëse, promovimi i diversitetit si dhe nxitja për përfshirjen e të rinjve në procedurat dhe politikat e transformimit digjital dhe implementimit të Inteligjencës Artificiale në kuadër të transformimit progresiv të sistemit ekonomik, kulturor dhe edukues si elemente kyç në konsolidimin e një shoqërie të hapur, gjithëpërfshirëse dhe progresive. Mario është i motivuar të ofrojë ekspertizën e tij dhe suportin për zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve, duke u bërë pjesë e vendimarrjes në përmirësim të politikave rinore në rolin e Anëtarit të Bordit pranë organizatës ombrellë që ka në fokus promovimin dhe zhvillimin e të rinjve, “Kongresi Rinor Kombëtar”.

Aleksandros Metaj
Përshëndetje! Quhem Aleksandros Metaj dhe jam një i ri energjik nga Kuçova.Aktualisht jam duke ndjekur vitin e dytë të gjimnazit,dhe pres që vitin tjetër të vazhdoj edukimin tim në SHBA si një nga 20 Finalistët e Programit YES. Prej tre vitesh jam aktivist në shoqërinë civile. Aktivizmi rinor është një nga pasionet e mia më të mëdha.Puna dhe pjesëmarrja ime e vazhdueshme në aktivitete/trajnime/workshope dhe projekte të ndryshme është vlerësuar dhe evidentohet në emërimin tim si President jo vetëm të Qeverisë së Nxënësve të Gjimnazit ku unë studioj, por edhe në Qendrën Rinore Kuçovë prej shumë kohësh. Unë nuk lë asnjë mundësi “të më shpëtojë nga duart” dhe inkurajoj çdo të ri për të bërë të njëjtën gjë!

Board Member
Anxhela Xhaka

Board Member
Silvia Dervishi
