info@krk.al

Blog

2019 Western Balkans Summit, Poznań

National Youth Congress was part of the Western Balkans Summit held in Poznan, Poland.

State leaders, government partners of the Berlin Process and a large number of stakeholders gathered at the 3-day Summit consisting of the Think Tank Forum, the Civil Society Forum, Business Forum, Ministerial Meetings and the Leadership Summit on discussing key issues and bringing the #Western Balkans into the spotlight.

The themes and priorities of this Summit were: #economy, #connectivity, #civil society and #security.

Our Executive Director, Dafina Peci, was part of the panel “At the crossroads of business and activism” social entrepreneurship and its economic potentials that come from innovative collaboration between business and civic engagement.

During her speech, emphasis was placed on the Connectivity Agenda of the Western Balkan countries, and examinations of the opportunities that come from social entrepreneurship. Special attention was paid to the potential of the Regional Youth Cooperation Office – RYCO and efforts to further work on these topics based on its three year development strategy. What are the incentives to make social entrepreneurship a cultural trend – and what role can youth play in developing social entrepreneurship?

“We are all aware of the challenges facing the Western Balkans. But if we manage to address them together, we will keep the promise that the Western Balkan countries have made to the younger generation.” of Angel Gurria, #OECD Executive Director.

At the conclusion of the Summit, Western Balkan Leaders agreed on the importance of regional co-operation, good neighborly relations and reconciliation, which are essential for the region to progress on its European path.

______________________________________________________________________________

Kongresi Rinor Kombëtar ishte pjesë e Samiti të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Poznan, Poloni.

Liderët e shteteve, partnerët qeveritarë të Procesit të Berlinit dhe një numër i madh i palëve të interesuara u mblodhën në Samitin 3-ditor që konsistoi në Forumin Think Tank, Forumin e Shoqërisë Civile, Forumi i Biznesit, Takimet Ministrore dhe Samiti i Liderëve për të diskutuar çështjet kyçe dhe duke sjellë në qendër të vëmendjes #BallkaninPerëndimor.

Temat dhe prioritetet e këtij Samiti ishin: #ekonomia, #konektiviteti, #shoqëriacivile dhe #siguria.

Drejtoresha Ekzekutive, Dafina Peci, ishte pjesë e panelit “Në udhëkryqin e biznesit dhe aktivizmit” sipërmarrja sociale dhe potencialet e saj ekonomike që vijnë nga bashkëpunimi inovativ midis biznesit dhe përfshirjes qytetare.

Gjatë fjalës së saj, theksi u vu në Axhendën e Konektivitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe ekzaminimet e mundësive që vijnë nga sipërmarrja sociale. Një vëmendje të veçantë iu kushtua potencialit të Regional Youth Cooperation Office – RYCO dhe përpjekjet për të punuar më tej mbi këto tema bazuar në strategjinë e saj tre vjeçare të zhvillimit. Cilat janë nxitjet për ta bërë sipërmarrjen sociale një trend kulturor dhe çfarë roli mund të kenë të rinjtë në zhvillimin e sipërmarrjeve sociale.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor. Por nëse ia dalim t’i trajtojmë dhe adresojmë ato së bashku, do të mbajmë premtimin që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë për brezin e ri” ishin këto fjalët e Angel Gurria, Drejtori Ekzekutiv i #OECD.

Në përfundim të Samitit, Liderët e Ballkanit Perëndimor ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtimit, të cilat janë thelbësore për rajonin që të përparojë në rrugën e saj evropiane.

Post a comment