info@krk.al

Blog

Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022

Tirana është përzgjedhur si një nga 5 vendet kandidate për të fituar titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022, ndaj Kongresi Rinor Kombetar është partner në aplikim me Bashkia Tiranë, si organizata ombrellë përfaqësuese e të rinjve. Më 17 Prill tek Qendra Rinore e Tiranës, të rinjtë e organizatave rinore dhe studentë, u mblodhën për të diskutuar e për të vendosur mbi 8 programet kryesore të propozuara nga European Youth Forum që nxisin frymën e aktivizmit te të rinjtë dhe ushqejnë potencialin e tyre. Puna në grupe solli një gamë idesh dhe aktivitetesh që do të zhvillohen bazuar në 8 objektivat e përcaktuara do të sjellin fuqizimin e rinisë, inkurajimin për të bërë atë që ata janë të pasionuar dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Tiranës!

Programet e përcaktuara janë:

  • Të rinjtë bëjnë ekonomi kreative dhe inovacione
  • Rinia krijon kulturë
  • Rinia zhvillon kapacitete
  • Të rinjtë marrin pjesë
  • Rinia përqafon shumëllojshmërinë
  • Të rinjtë janë evropianë
  • Rinia Eco-Health
  • Hapësirat Rinore

 

Gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Znj. Dafina Peci, shprehu besimin se qyteti i Tiranës ka potencial të madh për t’u bërë Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022. Të rinjtë nga qyteti do të kenë një mundësi të madhe për të vënë në punë potencialin e tyre dhe për të promovuar iniciativat e tyre ne disa nivele, lokal, kombëtar dhe europian. Kjo gjë jo vetëm që do përmirësojë bashkëpunimin midis të gjitha organizatave, por do të ketë ndikim të rëndësishëm në punën e rinisë dhe angazhimin qytetar të të rinjve.

Kryetari i Bashkia e Tiranës , Z. Erion Veliaj, theksoi faktin se Tirana është qyteti më i ri në dhe më europian në rajon dhe kjo është një sfidë që e kemi ndërmarrë të gjithë bashkë dhe do ta finalizojmë me sukses. Ai shprehu rëndësinë e shtrirjes në një dimension rajonal, duke qenë më të aksesueshëm për të rinjtë nga Kosova, Maqedonia, Greqia dhe gjithë rajoni për të zhvilluar një seri aktivitetesh që shumë të rinj të përfitojnë, në fusha te caktuara. Sipas tij, marrja e këtij titulli do të sjellë një shije më pranë integrimit në Bashkimin Europian.

Drejtoresha e Rinisë në Bashki, Znj. Aspasjana Kërxhalli, theksoi se marrja e këtij titulli është shumë i rëndësishëm për të rinjtë e kryeqytetit si dhe vetë organizatat rinore, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre jo vetëm në nivel vendor por edhe në nivel europian.

Post a comment