info@krk.al

Blog

Dëgjesa e Parë Publike për Strategjinë Vendore të Rinisë 2019-2023

Kongresi Rinor Kombëtar ishte partneri lehtësues i Bashkisë së Tiranës në ndërtimin e Strategjisë Vendore të Rinisë 2019-2023 dhe me mbështetjen e plotë të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung më 14 Maj, në ambjentet e Bibliotekës Hamit Beqaj – Njësia Administrative 8, ku u zhvillua Dëgjesa e Parë Publike për Strategjinë Vendore të Rinisë 2019-2023.

Qëllimi i kësaj strategjie është hartimi i një platforme strategjike dhe gjithëpërfshirëse që do të nxisë zhvillimin e një rinie të kulturuar dhe të shëndetshme, që mund të luajë një rol aktiv në demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik vendor.

5 objektivat e përgjithshme të Strategjisë janë:

  • Pjesëmarrja dhe ndërveprimi i të rinjve
  • Siguria Sociale për të Rinjtë
  • Edukimi Jo Formal dhe Rekreacioni
  • Mbështetja Financiare dhe nxitja e Punësimit të të Rinjve
  • Hapësirat dhe Infrastruktura Rinore

 

Strategjia Vendore e Rinisë (SVR) frymëzohet nga vizioni europian mbi angazhimin qytetar, forcimin ekonomik, mbrojtjen sociale dhe zhvillimin kulturor të të rinjve në Bashkinë e Tiranës (BT). Angazhimi strategjik synon shfrytëzimin optimal të burimeve në dispozicion dhe një bashkërendim të punës jo vetëm ndërmjet strukturave të BT-së që kontribuojnë në zhvillimin e rinisë por edhe bashkërendimin e punës së institucioneve në tē gjitha nivelet e qeverisjes. Gjithashtu në fokus të tyre do të jetë dhe krijimi i sinergjive nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile, organizatave ndërkombëtare dhe komunitetit të biznesit.

Në vazhdën e punës që Kongresi Rinor Kombëtar po bën në 12 Bashki në 12 qarqe të Shqipërisë, jemi të lumtur që po kontribuojmë institucionalisht me ekspertizë dhe burime njerëzore në ndërtimin e një aseti strategjik që do të jetë i dedikuar për rininë e Tiranës. Një falenderim i madh shkon për të gjithë entitet aktive rinore për kontributin që po japin në mënyrë sistematike në ndërtimin e kësaj strategjie.

#Moretocome!

#Staytuned

Author: Shila Parllaku

Post a comment