Takim me Deputeten e Parlamentit të Britanisë së Madhe

Youth Trail
April 10, 2018

Takim me Deputeten e Parlamentit të Britanisë së Madhe

Takim me Deputeten e Parlamentit të Britanisë së Madhe

Kongresi Rinor Kombëtar


Studentë dhe të sapo-diplomuar pjesë e Bordit dhe Asamblesë së Kongresit Rinor Kombëtar u bënë pjesë e serive të bisedimeve që Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, znj. Margaret Hodg, po bën gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu z. Jonas Andersson (Qendra Ndërkombëtare Olof Palme), Znj. Nabila Sattar (Koordinatore e projekteve ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar), z. Danijel Tadiç (Koordinator projekti ne Forumin Evropian për Demokraci dhe Solidaritet). Në diskutim u trajtuan sfidat e edukimit, punësimit dhe pritshmëritë e të rinjve shqiptarë për të ardhmen. Një vëmendje e lartë ju kushtua perceptimit tonë mbi situatën politike në vend.