Faza e III të shkëmbimit “Shoqëria civile dhe Rinia në Shekullin 21

Dita e Europës
April 8, 2018
Connecting Youth – Moving Forward
April 8, 2018

Faza e III të shkëmbimit “Shoqëria civile dhe Rinia në Shekullin 21

Faza e III të shkëmbimit "Shoqëria civile dhe Rinia në Shekullin 21

Kongresi Rinor Kombëtar


Ditën e dielë, më datë 11 Qershor, startoi faza e tretë e projektit mbi shkëmbimin rinor ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar Rinor, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Centre Francais de Berlin, Une Terre Culturelle, Sei Berlin dhe OFAJ DFJW organizojnë Fazën e III të shkëmbimit "Shoqëria civile dhe Rinia në Shekullin 21” në Berlin. Në këtë seri të tretë nuk do të mungojnë aktivitetet bashkëpunimit, shkëmbimit ndërkulturor dhe ndarja e përvojave apo praktikave më të mira. Në vijim na presin ditë të tjera të mbushura me aktivitete, vizita studimore dhe ture interesante në qytet. Ky shkëmbim është pikënisje e një miqësie të gjatë dhe solide e të rinjve të vendit tonë me ata të Francës, Gjermanisë dhe jo vetëm.