Connecting Youth – Moving Forward

Faza e III të shkëmbimit “Shoqëria civile dhe Rinia në Shekullin 21
April 8, 2018
Youth Trail
April 10, 2018

Connecting Youth – Moving Forward

Connecting Youth – Moving Forward

Kongresi Rinor Kombëtar


"Connecting Youth – Moving Forward" Forumi Rinor i BE-së për Ballkanit Perëndimor u mbajt më 11-12 korrik 2017 në Trieste paralelisht me Samitin të Ballkanit Perëndimor. Forumi i të rinjve përbën një platformë unike të shkëmbimit dhe dialogut, duke mbledhur së bashku 60 të rinj nga Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe për të punuar drejt gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta. Ajo u organizua nga Komisioni Evropian dhe Qeveria Italiane, mbështetur nga Forumi Rinor Europian dhe Qendra e Burimeve për Evropën Juglindore në SALTO.

Kongresi Rinor Kombëtar ishte pjesë e forumit, i përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzkutive znj. Dafina Peci ku u bë dhe pjesë e diskutimeve dhe prezantimeve të ndryshmë të temave të trajtuara. Pas një sesioni plenar të hapjes me folësit e nivelit të lartë, pjesëmarrësit e rinj u ndanë në 4 grupe pune paralele për të diskutuar temat dhe sfidat kryesore të identifikuara si prioritet në rajon:

  • I. Mobiliteti / Shkëmbimet;
  • II. Përfshirja / Kapërcimi i Stereotipeve;
  • III. Iniciativat;
  • IV. Pjesëmarrja e të rinjve.

Gjithashtu, forumi rinor diskutoi temat e mëposhtme të cilat janë relevante për rajonin:

  • 1. Puna e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO),
  • 2. Skema e Shërbimit Civil të Rinj / Mobilitetit të Profesionistëve të Rinj,
  • 3. Programi Erasmus +,
  • 4. Krijimi i hendekut midis politikave rinore, pjesëmarrjes së të rinjve dhe parlamentarëve në rajon.